Prokuroria bëri rekurs pas lirimit të Tahirit, ja veprimi i Gjykatës së Lartë

Jul 22, 2018 | 7:43
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë ka regjistruar shqyrtimin e animimit që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda, që kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Siç behet me dije ne njoftimin zyrtar te Gjykatës, regjistrimi i rekursit te organit te akuzes është bërë më datën 18 korrik 2018.

Ne kete rekurs prokuroria kërkon “Caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ për personin nën hetim, Saimir Tahiri”.

tahiri

Pak jave me pare, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hoqi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit Brendshëm, e kjo nuk u pranua nga organi i akuzes.

Tahiri ndodhet ne hetim për trafik droge në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj dhe për shpërdorim detyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura