“Prokuroria bëri gjueti shtrigash”- Gjykata pushoi çështjen, Eduart Halimi: Ishte sajesë. Nga PD dhe zyrtarët e saj nuk ishte shkelur asnjë ligj

Jan 13, 2020 | 17:20
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Eduard Halimi dhe njëherësh avokati i kësaj partie, i cili përfaqësoi Bashën në seancën e gjyqit paraprak që u zhvillua sot, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen.

Në një deklaratë për mediat jashtë gjykatës, Halimi tha se vendimi ishte një “vendim drejtësie” dhe se akuza ishte tërësisht e sajuar.

halimi

Vendimi i sotëm i gjykatës ishte një vendim drejtësie. U provua pas më shumë se 2 vite hetime nga ana e prokurorisë, se gjithçka ishte një akuzë tërësisht e sajuar, bazuar vetëm mbi spekulime, dhe u vërtetua katërciprisht se nga 2 vjet hetime nuk kishte asnjë lidhje Partia Demokratike dhe nuk kishte asnjë vepër penale. Nuk ishte shkelur asnjë ligj nga Partia Demokratike dhe as nga zyrtarët e saj, as në Shqipëri dhe as në vend tjetër. U vërtetua katërciprisht se vepra penale nuk ekzistonte, fakti nuk ekziston, dhe vendimi i sotëm është një vendim për tu përshendetur. Pra, ishte një vendim drejtësie. Ky ishte një vendim që rrëzoi tërësisht gjithë akuzën, gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në territorin e prokurorisë dhe që u rrëzuan përfundimisht të gjitha akuzat ndaj Partisë Demokratike”, u shpreh Halimi.

Gjykata e Tiranës vendosi sot pushimin e çështjes për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm, Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi, pas akuzave për falsifikim  formularësh, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura