Prokurori Ramadan Troci fshin komentin ku i bënte lavde Ilir Metës për shprehjen “me qetësi dhe dashuri”

Mar 26, 2015 | 13:50
SHPËRNDAJE

Nje dite pasi komenti i tij ne nje foto ne Facebook, te keshilltarit te Kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, e cila u komentua shume ne rrjetet sociale, Prokurori Ramadan Troci e ka fshire.

Fotoja cover ne Facebook-un e Emiljano Aleksit, ku komenti i Ramadan Trocit, sot eshte fshire.
Prokurori  Troci, emër që u bë i njohur me arrestimin e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani e pas transferimit në Vlorë edhe me prangosjen e kreut të Bashkisë, Shpëtim Gjika, kishte komentuar ne kete foto qe ju e shihni edhe me siper, duke e vlerësuar së tepërmi shprehjen e Ilir Metës.

Shprehjen “me qetësi dhe dashuri”, e cila eshte bere tejet popullore kohet e fundit si ne qarqet politike, ashtu edhe tek qytetaret e thjeshte.

Ajo qe vihet re, eshte se komentin “shprehje sa 1 milion fjale”, zoti Troci e ka fshire nga fotoja cover e Emiljano Aleksit ne Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura