Prokurori që arrestoi Fullanin dhe Gjikën, lavde Metës: Shprehja ‘me qetësi dhe dashuri’, sa 1 milionë fjalë

Mar 25, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Shprehja e përdorur gjerësisht së fundmi nga kryeparlamentari Ilir Meta, në një kohë të ndezur politike në vend, “me qetësi dhe dashuri” nuk ka lënë indiferent edhe një nga përfaqësuesit e organit të akuzës.

Postimi i keshilltarit per media te Metes dhe komenti i bere nga Troci

Prokurori Ramadan Troci, emër që u bë i njohur me arrestimin e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani e pas transferimit në Vlorë edhe me prangosjen e kreut të Bashkisë, Shpëtim Gjika, e ka vlerësuar së tepërmi shprehjen e Metës.

Duket se i ka pëlqyer aq shumë, sa nuk ka hezituar t’i japë like (pëlqim) postimit të bërë nga këshilltari për media i Metës, që në datën 9 mars ka vendosur si cover në profilin e tij në FB, foton e Metës me mesazhin” me qetësi dhe dashuri”.

Jo vetëm kaq, por Troci edhe e ka komentuar postimin: “Shprehje që vlen sa 1 milione fjalë” shkruan prokurori. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura