Prokurori i ri, Lubonja: Ja si synon ta zgjedhë Rama. Ka strategji …

Nov 23, 2017 | 10:25
SHPËRNDAJE

Në një kohë kur kryeprokurorit Adriatik Llalla i mbaron mandati pas një muaj, debati që ka ‘mbërthyer’ kampet politike është fakti se kush do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Përgjithshme.

auto_Fatos_Lubonja1477810771

 

 

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ Në “News24”, komentoi sugjerimin e OPDAT dhe EURALIUS, ku në rekomandimet e tyre thuhet qartë se si do të veprohet për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, që sipas gjasave do të jetë i përkohshëm.

 

“Rama synon të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë. Ai ka strategji për të kontrolluar institucionet e drejtësisë. Për çudi, këtë versionin që kryeprokurori të jetë i përkohshëm e ka mbështetur edhe OPDAT dhe EURALIUS. Jam dakord që ai të ikë (Llalla). Por ky ‘i përkohshmi’, duhet të zgjidhet me kritere dhe të jetë i pranuar nga të gjitha palët.

Këtë luftë e bëri opozita. Rama kishte si synim që ta kapte drejtësinë. Ajo reforma që u bë, ishte një grusht shteti në një farë mënyre. Me këtë lëvizje, është një lëvizje që do të krijojë shumë tension. Ku kemi dosjet e hapura, duam transparencë. Ku kemi dyshime se maxhoranca po mbron Tahirin. Jo vetëm që nuk krijon transparencë, por krijon idenë që drejtësia nuk i dihet se kur do të vij.

Edhe prokurori Llalla nuk ishte me Berishën. Mos e kujtoni këtë. Visho Ajazai konsiderohej njeriu i Berishës. Por ai e caktoi në NATO (Rama). Ne nuk kemi qenë pas dere, por ama është e qartë që kemi një strategji për të kontrolluar institucionet. Edhe një prokurori dhe kryetari i SHISH, të Berishës, kur iku ky nga pushteti (Berisha), u kthyen me maxhorancës, dhe Ramën. Ky i do të gjitha plotësisht (Rama). Nuk ka ide që drejtësia të jetë e pavarur. Prova më e qartë është ajo që po ndodh me Saimir Tahirin. Ata bëjnë ‘luftë bandash’ me njëri tjetrin, se kush do ta kapë Prokurorinë. Por ne duam drejtësi.”, tha Lubonja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura