Prokurori belg flet për Mark Frrokun: Le të gjykohet në Shqipëri (VIDEO)

May 3, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

Prokurori Federal i Belgjikës Frederic Van Leeuw ka dhënë një intervistë për emisionin Opinion në TV Klan.

van-leeuwPërgjatë intervistës ai është ndalur edhe në rastin e deputetit Mark Frroku në lidhje me akuzat e vrasjes së një shqiptari në vitin 1999 në shtetin belg.

Sipas kryeprokurorit belg, Frroku është objekt i një procedure ende në hetim, e cila pavarësisht të gjitha gjasave, ajo ende nuk është mbyllur.

Leeuw tha për Opinion se ka patur një procedim në Gjykatën Penale, një dënim, por Gjykata e Lartë për arsye procedurale ka shfuqizuar këtë masë dënimi dhe çështja nuk është mbyllur ende në Belgjikë.

Ai tha se në të njëjtën kohë, në Shqipëri po zhvillohet edhe një hetim. “Po presim të shohim se çfarë do të dalë nga ky hetim në Shqipëri”, tha ai.

Ndërsa ka theksuar se Frroku është në Shqipëri dhe Shqipëria nuk ekstradon shtetasit e saj.

“Ajo që më intereson mua, është që drejtësia të vihet në vend dhe dua të shtoj se z.Frroku është shqiptar,- tha Leeuw-  viktima është shqiptar, gjithçka ndodhi në një rreth shqiptar, ndaj mendoj se vendi më i mirë  për t’u gjykuar është këtu”.

Kryeprokurori i Belgjikës nënvizoi ndër të tjera se Mark Frroku është këtu dhe do të ishte shumë e ndërlikuar për ne që ta merrnim nga një shtet që nuk i ekstradon shtetasit e tij.

“Mendoj se është e rëndësishme që në kuadër të drejtësisë, drejtësia të bëhet dhe ku duhet të mbrohet z.Frroku për akuzat e ngritura ndaj tij”, tha ai për emisionin Opinion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura