“Prokurorët mes dy zjarreve”, Xhafaj: ‘Bajrat’ me influencë shtetërore, kishin ndikim edhe në polici

Sep 24, 2018 | 23:30
SHPËRNDAJE

Grupi kriminal “Bajri” i cili u shkatërrua së fundmi nga Policia e Shtetit, ka pasur influencë të rëndësishme politike por edhe në Policinë e Shkodrës. Deklarata u bë nga ministri Xhafaj në studion e Sokol Ballës në Vizion Plus.

Xhafaj ne Real Story

“Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që t’ia heqim këto influence.

Gjej rastin te përshëndes prokurorët e kësaj çështje për kurajën sepse kanë qenë mes dy zjarresh. Nga njëra anë për presionin që kanë nga këto grupe dhe së dyti edhe nga sulmet e opozitës.

Është anormale që në momentin që në kryesojmë një operacion për të goditur krimin, mesazhi i parë i shkojnë njerëzve me influence ne politike.

Na janë dashur për të tëra përgjimesh dhe hetimesh për të siguruar prova të mjaftueshme për këtë grup. Duhet të ishim të kujdesshëm në këtë drejtim prandaj e zgjatëm punën për këtë grup në 6 muaj”, u shpreh Xhafaj në “Real Story”.

Xhafaj tha se janë 9 grupe kriminale të goditura në vitin e fundit. Me konkretisht në qytetin e Fierit ai shtoi se nga 4 grupe te evidentuara nga task forca operacionale, deri tani janë shkatërruar dy grupe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura