Prokurimet publike në Shëndetësi me flamurë të kuq/ Eksperti i ekonomisë për Panorama TV: S’ka më garë, paratë ndahen mes tenderuesve dhe atyre që fitojnë! Është vrasje e konkurrencës

Mar 29, 2023 | 14:59
SHPËRNDAJE

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti ka reaguar pas denoncimit të Panorama TV për dhënia e tenderave pa garë dhe në kufijtë e fondit limit në sistemin shëndetësisë.

dorian teliti

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhënë disa tendera me flamur të kuq, i cili sinjalizon për mungesë konkurrence.

I ftuar në Panorama TV, Dorian Teliti u shpreh se nuk ka më gara në tendera në Shqipëri, duke theksuar se ato janë fiktive dhe se paratë ndahen mes tenderuesve dhe fituesve.

Eksperti ekonomisë shtoi se kjo sjell humbje të parave në buxhetin e shtetit dhe vrasje të konkurrencës.

“Do të thotë që praktika nuk ka qenë e rregullt. Nuk ka fituar ai me çmim më të ulët në tender. Do të thotë që nuk është respektuar kriteri i çmimit.

Nuk ka më garë, është fiktive, paratë ndahen mes atyre që fitojnë dhe atyre që japin tendera. Kemi para të humbura në buxhetin e shtetit, vrasje të konkurrencës, që është akoma më e keqe. Këta që janë të ndershëm në treg do dobësohen, fut modelin që nëse do të jesh i suksesshëm hajde tek Lala Gjoni se muhabetet bëhen në kafe.

Ka raste të rralla ku procedurat e prokurimit janë të sakta. Vetëm në Shqipëri ndodh”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura