Prokurimet Publike/ Edi Rama: Nëse rekomandimet e agjencisë do bien në vesh të shurdhët do t’i referoj vetë në SPAK! Ja paralajmërimi i kryeministrit

Jul 13, 2021 | 11:44
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të martë një konferencë për mediat ku shpalosi paketën e re ligjore të Prokurimit Publik.

Gjatë takimit me drejtues të ministrive dhe autoriteteve kontraktore, kreu i qeverisë paralajmëroi se nëse rekomandimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike do bien në vesh të shurdhët, vetë Kryeministria do t’i referojë rastet në SPAK.

Qëllimi i paketës së re ligjore është që në këtë vend të mos i hahet haku askujt, kush e ka me hak të marri hakun. Është plotësisht e mundur që në një kohë të shkurtër ky shtet të kalojë në një fazë tjetër të procesit të prokurimeve publike. Duke garantuar që çdo institucion funksionon si hallkë, jo si bajrak. Komunikimi duhet të jetë jo 99 për qind, por 100 për qind i garantuar”, tha Rama.

“Rekomandimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike nuk janë as në bibël as në kuran. Pra janë rekomandime që mund të diskutohen, por ama sikur në një rast të vetëm rekomandimet të bien në një vësh aq të shurdhët sa mos ketë fare përgjigje, sikur a thua se Agjencia e Prokurimeve Publike mbyll letra në shishe dhe i hedh në det që dallgët ti nxjerrin ku t’i nxjerrin çdo rast i tillë do shkojë në SPAK. Dhe do shkojnë në SPAK nga kjo godinë këtu.

Pastaj a është i qëllimshëm, a është thjesht injorancë në raport me hetimet shtetërore, këtë çështje indiferentët përkatës ta shpjegojnë duke marrë avokat me vete”, vijoi kreu i qeverisë.

Më herët Rama tha se gjatë vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021, janë kryer 936 procedura ku 70% e tyre kanë pasur problematika në hartimin e kritereve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura