Projektligji në Kuvend/ Deputetët e opozitës së re propozojnë: 21 Janari ditë feste kombëtare

Sep 30, 2019 | 20:47
SHPËRNDAJE

Një grup deputetësh të Parlamentit të Shqipërisë kanë dorëzuar në Kuvend një projektligj për të shpallur 21 janarin si ditë feste zyrtare.

kuvendi

Kjo datë përkon me ditën e parë të nisjes së Kongresit të Lushnjës, i cili zhvillohet punimet për 10 ditë në janarin e vitit 1920. Në këtë Kongres u shpall edhe Tirana si kryeqytet i Shqipërisë.

Janë 22 deputetë që kanë firmosur për miratimin e këtij vendimi, kryesisht nga opozita e re në Parlament.

21 Janari njihet për Partinë Socialiste dhe përkrahësit e saj si ditë homazh për të vrarët në këtë datë në 2011.

ARGUMENTIMI I PROJEKTLIGJIT

“Nisur nga fakti historik se Kongresi i Lushnjës është ngjarja e dyte me e madhe historike prej vitit 1912 pas shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë me 28 nëntor te vitit 1912, dhe meqenëse jemi ne prag te 100 vjetorit te mbajtjes se kongresit te Lushnjës i cili shënon dhe 100 vjetorin e Parlamentarizmit Shqiptar është mëse e drejte qe kjo date te shpallet si feste kombëtare dhe si datë historike e historise se Shqipërisë. Po ashtu Këshilli Bashkiak i Bashkisë Lushnje në mënyrë unanime ka votuar një vendim qe ja përcjell Kuvendit te Shqipërisë ku i kërkon që data 21 janar te shpallet festë kombëtare. Kongresit i Lushnjës është akti themelor kushtetues për pavarësinë e plote të Shqipërisë.

Kongresi u mbajt prej 21-deri me 31 janar te vitit 1920, ne shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga. Në të u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Gjate ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, qe do te kryente funksionet e kryetarit te shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina. Kryeqytet u shpall Tirana. Sipas dokumenteve te kohës nga viti 1922 deri me 1939, kongresi i Lushnjes ka qene feste zyrtare. Por pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste dhe me vone nga nazistet gjermane, si dhe gjate periudhes se regjimit komuniste, ngjarja gati u la ne harrese. Kongresi i Lushnjes, eshte nje ngjarje e rendesishme jo vetem per qytetin e Lushnjes, por per gjithë Shqiperine, ndaj kerkojne edhe mbeshtetjen e gjithe shqipareve kudo ku ata janë”.

prligj000 prligj0

prligj

prligjd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura