Projektligji i ri/ Qeveria merr masa edhe për përdoruesit e qeseve plastike, gjoba nga 30 mijë- 100 mijë lekë

Oct 22, 2019 | 16:59
SHPËRNDAJE

Qeveria ka ndaluar përdorimin e qeseve plastike në vend, ndërsa tashmë, me projektligjin e ri, do të ndëshkohen edhe ata që i përdorin këto qese, që janë në kundërshtim me ligjin.  

Në një nga pikat e draft ligjit të Ministrisë së Mjedisit, thuhet se çdo person që përdor qese plastike në kundërshtim me ligjin, dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë.

AR41. LONDRES (REINO UNIDO). 27/11/2007.- Una mujer lleva la compra en bolsas plásticas gratuitas entregadas en un supermercado de Londres, Reino Unido, hoy martes 27 de noviembre. Los ayuntamientos de Londres han solicitado que las bolsas plásticas sean prohibidas y que los comercios vendan bolsas reutilizables que ayuden a la conservación del ambiente. Un estimado de 13 billones de bolsas plásticas son entregadas anualmente a los compradores del Reino Unido, y unos 4 billones terminan en los vertederos. Los ayuntamientos londinenses aprobaron unos fondos privados para alentar las alternativas a las bolsas plásticas que se presenten, después de unas consultas en las que un 90 por ciento de las personas llamaron a la acción y un 90 por ciento pidieron una prohibición total. EFE/Andy Rain

25/2. Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë)  lekë.”, thuhet në draft.

Ndërkohë, në një tjetër pikë të draftit, specifikohet se  do të ndëshkohet me gjobë edhe çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme.

Gjoba do të jetë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë)  lekë.

52eeaf5d-1ca6-4619-8723-5e0119cf230b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura