Projektin e ri i TK/ Çipi: Pamjet që u shfaqën nuk do jenë Teatri, ja çfarë fshihet pas tyre

Mar 15, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Pas prezantimit të projektit të ri për Teatrin Kombëtar, regjisori Kastriot Çipi ka komentuar imazhet e publikuara dhe ka mbajtur sërish të njëjtin qëndrim për mos shembjen e godinës së vjetër.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ai tha se të gjitha institucionet e artit i kanë fillesat nga ky teatër.

cipi 2

Po ashtu ai akuzoi për mashtrim dhe spekulim Ministrinë e Kulturës me imazhet e publikuara për gjendjen e teatrit aktual.

“Institucionet e sotme i kanë fillesat tek Teatri Kombëtar, edhe Teatri i Operas, edhe Ansambli edhe Cirku. Historia është argumenti i parë që ai teatër të mos prishet. Pamjet që janë paraqitur nga ministria janë marrë nga pjesa e bodrumit. Edhe në njërën nga fotot po bëhet spekulimi më i madh. Në një nga fotot është një suva me kallama e cila është dera e një llozhi i cili mbyll atë. Gjendja nuk është ashtu si paraqitet. Ndërtesa ka nevojë për ndërhyrje.

Ministria e kulturës nuk ka dhënë informacion se kush është organi i cili thotë se kjo ndërtesë nuk riparohet. Nga ministria nuk ka pasur asnjë kërkesë për tu insepktuar gjendja e teatrit. Teatri nuk mund të prishet sepse nuk i pëlqen dikujt.  po edhe nëse kjo ndërtesë duhet shembur, përse mos ta bëjmë debatin se si duhet e reja. A duhet të ketë histori”, tha Çipi.

Regjisori tha po ashtu se nëse gjendja e teatrit aktual nuk mund të riparohet atëherë teatri i ri të ketë të njëjëtën fasadë që ka aktualisht, pasi sipas tij kjo është ajo që shqiptarët mbajnë mend.

“Ne jemi në një mendim që nëse nuk mban më për t’u riparuar të ndërtohet po me të njëjtën fasadë. Sepse shqiptarët atë mbajnë mënd dhe jo këto fotot e shëmtuara që prezanton ministria. Fasada është identiteti i asaj ndërtese” tha Çipi.

Regjisori u shpreh me indinjatë edhe për arkitektin i cili prezantoi projektin. Ai tha se po na fyhet inteligjenca.

“Arkitekti tha që do të ketë dy salla black box transparente. Po të tallesh me inteligjencën është skandaloze. Black Box është pjesa që krijon errësirën që është e domosdoshme në teatër për të vendosur dritat ti atje ku do. Tani ç’lidhje ka black e zezë me xhamin transparent. Tani ne do të jemi si në “big brother”, ne do bëjmë prova njerëzit do na shohin”, shtoi Çipi.

Çipi gjithashtu ka ngritur dyshimet se imazhet e projektit të ri nuk janë shfaqur vetëm për të përforcuar idenë e shembjes por jo se ato do të jenë vërtetë Tetari Komëtar.

“Ky projekti jonë me sa duket është një punë studenti, pra janë marrë renderat e këtij projekti dhe janë përshkallëzuar. Është punuar me shkallë është zvogëluar me 7. Por kur e zvogëlon me 7 nuk të del llogaria pastaj që të bësh 3 salla. Sepse harrohet edhe një detaj tjetër. Ky Teatër Kombëtar është Teatër prodhues, nuk është thjeshtë shfaqës. Teatri prodhues ka nevojë për atelie dekoresh, për rrobaqepësinë, për gardërobë. Të gjithë këta aksesorë e rrisin kërkesën për hapësira. Atë volum që ne shohim është e pa mundur që të kesh edhe 3 salla edhe hapësirat ndihmëse. Sot drejtori i Teatrit kombëtar ankohet me forcë publikisht që nuk i mjaftojnë hapësirat. Unë kam përshtypjen që është një mashtrim. Janë marrë ato imazhe, janë ndryshuar për të justifikuar shembjen. Pastaj të vijnë deri tek shembja dhe e gjejmë justifikimin rrugës për që nuk u bë, që qëlloi jo serioz ky investitor, nuk e ndërtoi u tregua mashtrues po ja prishim kontratën po marrim një tjetër dera të harrohet që aty ka pasur Teatër Kombëtar,” tha Çipi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura