Projekti për Unazën e Re/ “Nuk po përmend kompaninë që ka lidhje me ty”, përgjigjet Basha

Nov 15, 2018 | 23:48
SHPËRNDAJE

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, kreu i opozitës, Lulzim Basha, është shprehur se projekti për Unazën e Re në Tiranë, po lë pa shtëpi në mënyrë të paligjshme, 1 mijë familje, ndërsa këtë vendim të qeverisë e ka cilësuar si spastrim etnik, duke e krahasuar me atë çfarë Serbia i ka bërë Kosovës.basha

“Projekti ndërkohë që marrim në analizë aferën duket se ka disa probleme serioze, është 20 milion euro për 1.9 km. A nuk është ky një çmim 3-4 fish më i lartë?!

Kanë konkurruar 4 kompani, 3 kanë çuar ofertë dhe e katërta është futur thjeshtë për të përmbushur anën formale të ligjit, por përtej projektit, ta zëmë se është në rregull… problemi kryesore është zbariti i ligjit.

Këtë e kanë bërë serbët në Kosovë, të shkosh dhe t’u thuash për 24 orë të dilni nga shtëpia, si mund të bëhet kjo?! Ky është spastrim etnik…

Janë shkelur të drejtat e banorëve.

Thelbi është ky, që projekti është hartuar nga një komani që e ka sjellë pa propozuar projektin. Vjen i pakonsultuar me banorët. Është një shkelje e ligjit, që tani ka shkuar te pragu i 1 mijë familjeve shqiptare, që u thanë se do t’u prishin shtëpinë, pa u çuar asnjë copë letër”, është shprehur Basha në nisje të bisedës.

WhatsApp Image 2018-11-15 at 11.50.01 PM

Ndërkohë, i pyetur lidhur me disa zëra e akuza, që thonë se Basha nuk ka përmendur kompaninë “Victoria Invest”, sepse është një komani që ka lidhje me të, ai tha se janë skenarë të qeverisë dhe se ai e ka përmendur ashtu sikurse ka përmendur edhe kompanitë e tjera që kanë marrë pjesë.

Basha është shprehur gjithashtu se ka disa aludime se në projektin që përfshinë Uanzën e Re, ku në këtë pjesë që përshinë projekti do të prishen disa banesa dhe objekte, thuhet se po favorizohen disa objekte tregtarë që janë në pronësi të personave të përfshirë dhe të lidhur me krimin, të cilët kanë pasur më përpara përfaqësues në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por ai tha se ende nuk do të flasë, pasi po pret që të marrë informacionin e plotë.

“Nuk kam informacion fare, por ajo që shoh është se ka favorizim të disa objekteve, do marr informacion të plotë. Ka një pretendim akoma të paverifikuar nga opozita që po mbrohen objekte tregtarë të personave të krimit të organizuar, të cilët kanë pasur më përpara përfaqësues në grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Nuk po e them emrin sepse duhet ta verifikojmë. Ky është standarti që kam vëndosur dhe do ta ndjek. Mospërmendja e emrit të një kompanie ësh tezë e qeverisë.

WhatsApp Image 2018-11-15 at 11.50.00 PM

Deklarata e PD i ka përmendur të gjitha kompanitë me emër, një për një, përfshirë Viktoria Invest, mbi të cilin është ndërtuar ky thashethem. Kjo ësjtë tezë e qeverisë për të hequr vëmendjen nga qendresa që ne po bëjnë.

Naturisht kjo nuk është një qëndresë ndaj çdo kompanie që lidj kontratë sjtetërore, por ndaj kujtdo që ne me dojmë se ka abuzime, se këto bëhen me dashje pjesë e zhvatjes së parave publike me skemën korruptive. Për këtë arsye, PD i ka përmendur të treja kompanitë dhe atë tjeteën që është futur për të justifikuar  mungesën e garës dhe ku padyshim në llogjikën e çdokujt është e qartë se aty ka korrupsion, paratë ndahen mes përfituesit të tenderit dhe dhënësit të tenderit.”, tha Basha.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura