Projekti i Unazës së Re, Rama: Dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të PD-LSI se…

Nov 21, 2018 | 13:11
SHPËRNDAJE

Ne nje reagim ne Twitter, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar serish lidhur me projektin e Unazes se Re, shkak per te cilen jane bere edhe protesta disa ditore e banoreve te  zones se Astirit, te cileve u preken shtepite.

“Dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të pdlsi dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard”, shkruan Rama.

rama

Më herët, Rama tha se nuk do të ketë dëmshpërblim 100% për banorët e Astirit në Tiranë që preken nga projekti i Unazës së Re, të cilët nuk i kanë banesat e legalizuara dhe kanë ndërtuar në pronë të përbashkët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura