Projekti i Portit të Durrësit/ Ilir Meta: Nëse kompania do jetë e regjistruar në parajsa fiskale, do ketë pasoja të paparashikueshme ekonomike dhe në sigurinë kombëtare

Aug 15, 2022 | 12:47
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar këtë të hënë sërish projektin e Portit të Durrësit dhe ka bërë thirrje urgjente që të bëhen publike pronarët fundorë të kompanive guackë.

Për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme që është prioritet madhor dhe për Partinë e Lirisë dhe opozitën e vërtetë, zbardhja e aferës më të rëndë të deritanishme, asaj të Portit të Durrësit.

Të bëhen publike urgjent pronarët fundorë të kompanive guackë. Shteti shqiptar përmes këtyre vendimeve të bëra në errësirë kapitalizon mbi 1.5 milionë merta katrorë sipërfaqe trualli me një vlerë jashtëzakonsiht të lartë, e cila do ishte automatikisht pronë e koncensionarit.

Një pasuri e tillë e një rëndësie strategjike s’do jetë më pronë e shtetit shqiptar, por do ishte e privatiaur de juro që në catin e derdhjes kontribut në kapitalin e koncensionarit në të cilin administrimin e bën partneri privat që zotëron 70% të aksioneve.

E në rast konflikti potencial në të ardhmen zgjidhja mund të kryhej vetëm në gjykata ndërkombëtare.

Shumë e rëndë dhe e papranueshme me pasoja të paparashikueshme ekonomike financiare por dhe të luftës kundër pastrimit të parasë dhe sigurisë kombëtare nëse kompania do jetë e regjistruar në parajsa fiskale”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura