Projekti i Portit të Durrësit, Brisida Shehaj “zbulon” prapaskenat: Rama kërkon t’i japë dalje në det Serbisë, i ka të gjitha me laps e letër

Feb 1, 2023 | 22:49
SHPËRNDAJE

Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk ka bërë transparencë me projektin e Portit të ri të Durrësit.

Brisida-rama-1280x720

Komentet Shehaj i ka bërë teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Open” në News24, ku tha askush nuk e di se çfarë do i japë Shqipëria Mohamed Alabbarit për ndërtimin e portit dhe sa do të zgjasë ky projekt.

Ajo shtoi se Rama prej kohësh ka dëshirë të sigurojë dalje në det për Serbinë dhe sipas saj, me këtë projekt ai po bën pikërisht këtë gjë.

“Më skandalozja, problemi më kryesorë është që me këtë shoë që mban me Alabbar po bën mungesë transparence sesi do jetë formula, ne nuk e dimë se çfarë do t’i japim këtij për ndërtimin e portit, nuk dimë sa do zgjasë.

Rama ka ca kohë që ka shumë qejf t’i japë një dalje ne det Serbisë. U bë kaq kohë dhe ai atë gjë që po bën atje, e bën pikërisht për këtë. Ideja është që ky zotëria i ka të gjitha me laps dhe me letër, do ulë fuqinë punëtore dhe po shkatërron Shqipërinë”, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura