“Projekti 145 mln lekë”, Ahmetaj inspekton shkollën e re në Vorë: Gati në 25 nëntor

Jul 8, 2020 | 12:28
SHPËRNDAJE

Shkolla e re ne Vore, rindertuar pas asaj qe u shkaterrua nga termeti i 26 nentorit do te jete gati ne 25 nentor. Keshtu ka deklaruar sot ministri i Shtetit per Rindertimin, Arben Ahmetaj, teksa ka inspektuar nga afer punimet ne zone.

“Projekti me vlerë 145 milionë lekë të reja, financuar nga qeveria shqiptare, parashikon ndërtimin e një objekti të ri me 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 8 klasa të përgjithshme për mësim dhe 3 laboratorë, si dhe ambientet e tjera ndihmëse”- tha ai.

Sipas tij, shkolla me pare priste vetem 170 nxenes, por tashme eshte konceptuar te prese edhe me shume nxenes per shkak te ambienteve te reja qe jane planifikuar.

“Do te kemi lehtesi per te gjithe nxenesit me aftesi ndryshe, qe nga ashensoret e deri te rampat ne hyrje dhe dalje”- tha Ahmetaj.

RINDËRTOJMË ? BASHKË

Shkolla 9-vjeçare Ahmetaq në Vorë, është 1 nga 140 shkollat që i bashkohet kantierit të madh të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit ?

Projekti me vlerë 145 milionë lekë të reja, financuar nga qeveria shqiptare, parashikon ndërtimin e një objekti të ri me 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 8 klasa të përgjithshme për mësim dhe 3 laboratorë, si dhe ambientet e tjera ndihmëse, që do të bëhen gati deri në fund të vitit për të mirëpritur 216 nxënës?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura