Projektet deri në 2023, ja lista me ëndrrat e Qeverisë

Jan 10, 2016 | 10:21
SHPËRNDAJE

Qeveria Rama, gjatë vitit  të kaluar i shpenzoi paratë e  investimeve, rreth 140 milionë USD, vetëm në dhjetor.  Edhe këtë vit është e njëjta  skemë, ku investimet publike, pra kthimi i taksave të  marra nga qytetarët në të  mira publike, është zëri më i  dështuar. Deri në fund të  nëntorit ishin sërish mbi 100  milionë euro të pashpen-zuara.

RAMA MBLEDH QEVERINE - Kryeministri, Edi Rama duke folur gjate mbledhjes se pare te qeverise e cila eshte votuar sot ne parlament me 82 vota pro dhe 55 vota kunder.

Por, edhe pse ka dështuar në investime, qeveria ka  një plan prej 1.8 miliard eurosh për të ndërtuar rrugë,  ujësjellës, hidrocentrale e  hekurudha. Plani i ëndrrave  të qeverisë, parashikon in- vestime deri në hekurudhë,  që lidh Pogradecin me Korçën. Gazeta i boton sot të  plota tabelat me projektet  dhe paratë që i duhen qeverisë për t’i kthyer në realitet.  Për ta kthyer në ëndërr të  gjithë këtë dokument, do të  mjaftonte vetëm shifra e parave të siguruara deri tani  për ndërtimin e këtyre ve- prave. Nga 1.8 miliard që  duhen për investimet, 1.7  miliard janë akoma të pasig- uruara. Megjithatë ëndrrat  janë të bukura, ndryshimi  është te realizimi i tyre. Projektet e publikuara janë projektuar të mbyllen në 2023- shin, me vlerë financiare 1,8  miliard euro.

Lista dominohet nga pro- jekte me vlera të larta, siç ësh- të ndërtimi i rrugës Fushë  Krujë-Shkodër 202 milionë  euro, pjesë e Korridorit Veri-Jug dhe pjesë e Korridorit  Europian Adriatik-Jon, por e  ai i Tiranës, Lezhës dhe Tepelenës, duke e lënë jashtë  shënuar me fonde të pasiguruara dhe ndërtimi i rrugëve  me rëndësi rajonale, siç është ajo e autostradës me 4 korsi Thumanë-Kashar.

Kostoja financiare është 98 milionë  euro dhe është pjesë e Korridorit të Mesdheut. Edhe këtë  projekt qeveria e ka cilësuar  me hendek financiar, pasi  ende mbetet i papërcaktuar  burimi i financimit. Në projektet me rëndësi është edhe  Rruga e Arbrit, që pritet të  mbyllet në 2023-shin, me kosto financiare 205 milionë  euro. Janë përfshirë në projekte ndërtimi i 3 bypass-eve, atë të Vlorës. Shtimi i dy akseve në Milot-Rrëshen, pjesë  e Korridorit të 7-të, ndërkohë që nuk është përfshirë rruga Tiranë- lbasan. Ajo që bie në sy në këtë listë është hapja e linjave të reja heku- rudhore.

Në listën e saj qeveria guxon të përfshijë një projekt që pritet ta ketë mbyllur  deri në 2022-shin, që qyteti i  Pogradecit të lidhet edhe me linjë hekurudhore me Korçën, duke e shtrirë heku- rudhën deri në pikën kufitare  të Kapshticës. Investimi ësh- të llogaritur në 150 milionë  euro, pjesë e korridorit të 8-të. Për verilindjen, hekurudha Pogradec-Durrës do të reha- bilitohet, aktualisht ajo nuk  funksionon, madje projekti  me kosto 173 milionë euro  parashikon shtrirjen e heku- rudhës deri në kufi me Maqedoninë.

Edhe kryeqyteti do të  ketë një linjë të re hekurudhore me Aeroportin e Rinasit.  Projekti llogaritet rreth 61  milionë euro dhe pritet të  mbyllet brenda këtij viti. Për  parandalimin e përmbytjeve  qeveria ka parashikuar 100  milionë euro për punime në  argjinaturat e lumenjve  Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Për arsimin  parashikohet përfundimi i  kampusit universitar.

Të privilegjuara në investime  do të jenë zonat bregdetare  ku qeveria synon  ndërtimin e ujësjellësve në  Sarandë dhe Orikum dhe  përmirësimin e rrjetit të  kanalizimeve për qytetin e  Durrësit dhe zonës të  plazhit. Në 6 muajt e parë  të vitit projektet do të rish- ikohen për përditësim, pasi  siç saktëson Ministria e  Ekonomisë, ato janë projekte të reja të pafinancuara,  që do t’i paraqiten për mi- ratim Komitetit të Planifikimit Strategjik.

 

Ndarja e habitshme, më e rëndësishme rruga e lumit të Vlorës, se ajo e Arbrit

Projektet e publikuara nga Qeveria ndahen në dy tabela, në ato të rëndësisë rajonale dhe në tabelën e dytë të  rëndësisë kombëtare. Edhe pse projektet kapin vlera të  larta, vihet re se nga ana gjeografike projektet më madhore janë përqendruar në Jug, apo investime për zonat  bregdetare të Jugut siç i quan Ministria e Ekonomisë.

Nga  publikimi i dy listave bie në sy se në projektet me rëndësi strategjike kombëtare është përfshirë ai për ndërtimin  e Rrugës së Lumit të Vlorës. Ministria ka sqaruar se ndërtimi i kësaj rruge është propozuar si një nga prioritetet e  planit kombëtar për zonën bregdetare të Jugut. Projekti  lidh dy rrugë nacionale, Levan-Tepelenë dhe Vlorë-Sa randë, për t’u lidhur edhe me qytetin e Vlorës.

Projekti  për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, që lehtëson lidhjet jo  vetëm me vendin, por edhe me Ballkanin, është përfshirë  në listën e projekteve me rëndësi kombëtare. Ndërtimi i  ujësjellësve, sipas listës, është projektuar vetëm për zonat  turistike, ndërkohë që nuk përfshihen zonat e tjera.

Zonave bregdetare u është kushtuar rëndësi edhe për  përmirësimin e rrjetit të furnizimit me energji. Investimet  për vendbanimet pranë Drinit dhe Bunës, që preken nga  përmbytjet do të kenë vlerë më të ulët, pra 63 milionë euro,  se ato të vendbanimeve pranë lumenjve Ishëm, Erzen dhe  Vjosa, 100 milionë euro. Për fushën e arsimit me rëndësi  strategjike është shpallur ndërtimi i korpusit universitar.

Për mirëqenien sociale, projekte strategjike do të jenë ato  të rikonstruksionit të shkollave për nxënësit e formimit  profesional. Për fushën e Drejtësisë do të ngrihet një  ndërtesë e re për Gjykatën e Lartë dhe Shkollën e Magjis- traturës. Për artin do të rikonstruktohet godina e Teatrit  Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kurse mjekët e rinj  infermierët do të kenë një godinë të re universiteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura