Projekt-amendamenti për zgjatjen e organeve të Vetingut/ BE: Përfundimi i procesit tejet i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë

Jan 27, 2022 | 19:12
SHPËRNDAJE

Delegacioni i BE në Shqipëri përmes një postimi në “Twitter” e konsideron një hap të rëndësishëm paraqitjen në Kuvend të projekt-amendamentit për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut.

BE Shqiperi

Hap i rëndësishëm sot në Kuvend me paraqitjen e projekt-amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët.

Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i suksesshëm i procesit të vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e BE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura