Programi i qeverisë/ Sa rriten pagat e pensionet. Kush preket nga ndryshimi...

Programi i qeverisë/ Sa rriten pagat e pensionet. Kush preket nga ndryshimi i taksave

7
SHPËRNDAJE

Politika fiskale e qeverisë do të lehtësojë barrën e taksave për dy shtresat më të pasura të popullsisë, biznesin e madh dhe pagat mbi 130 mijë lekë në muaj. Prezantimi i planit të taksave kishte të qartë vetëm dy ndryshime. I pari ulja e taksimit të rrogës së biznesmenëve, dividendit, nga 15 % në 6 %, shkruan “Panorama”.

rama kuvend

Dhe ulja e tatimit mbi pagën, për fashën e fundit, nga 23 % në 18 %. Nga këto ndryshime përjashtohet pjesa dërrmuese e rrogëtarëve dhe e qytetarëve. Një politikë fiskale që duket se është nxitur nga parimi i ndarjes së fitimeve dhe i lehtësimit të profesionistëve.

Por, sikundër në vitin e parë të mandatit, edhe ndryshimi i fundit fiskal, i dividendit dhe tatimit mbi pagën, sërish është disproporcional. Në vitin 2014, qeveria e majtë vendosi të rrisë në 23 % taksimin mbi pagat mbi 130 mijë lekë, ndërkohë që taksonte vetëm 10 % dividendin, ose pagën e biznesmenëve të mëdhenj.

Tentativa e vitit 2015 ishte jo korrigjim i taksës mbi pagën, por rritja e dividendit në 15 %. Pra taksonte më shumë formimin dhe talentin e të punësuarve, sesa fitimin e biznesmenëve.

Edhe me korrigjimin i ri, është sërish në disavantazh të talentit dhe arsimimit të kualifikuar. Ulja e dividendit nga 15 në 6 për qind është qartësisht më e madhe sesa ulja e tatimit për pagat e larta, nga 23 % në 18 %. Sinjali që do të përçojë qeveria me taksat është i qartë. Shtresat që favorizohen, ose për të cilat qeveria është e preokupuar janë bizneset VIP. Është koha për ndarjen e fitimeve.

Ndërsa të shkolluarit dhe të talentuarit duhet të paguajnë 3 herë më shumë për “fitimin” mujor nga puna e tyre. Dhe përfituesit, numerikisht, janë shumë pak. Me paga mbi 130 mijë lekë ka rreth 12 mijë të punësuar, ndërsa bizneset që ndajnë dividend janë një grimcë nga rreth 100 mijë biznese që ka Shqipëria.

PAGAT DHE PENSIONET

Kryeministri dje nuk dha shifra të detajuara sa do të rriten pagat dhe pensionet, por ishte i qartë në politikën që do të ndiqet për rritjen e tyre. Rama premtoi se pensionet do të rriten çdo vit, por pa parashikuar një shifër se sa.

Ndërkohë që në prezantimin e premtimeve elektorale, PS thekonte se pensionistët do të përfitojnë një bonus vjetor nga 7 deri në 10 mijë lekë në vit. Ligji i pensioneve e pengon qeverinë të rrisë masën e pensionit, sikundër e detyron atë të indeksojë pensionet çdo vit, sipas rritjes së inflacionit.

Qeveria e majtë përdori një skemë tjetër, atë të shpërblimeve për çdo pensionit, kryesisht në festat e fundvitit. Premtimi për këtë mandat është një shpërblim me 7 deri në 10 mijë lekë çdo vit. Pagat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve ishin më të qarta. Rama theksoi se prioritet do të jetë vazhdimi i mbështetjes ndaj mësuesve, mjekëve dhe infermierëve, duke e konsideruar rritjen e pagave deri në 40 për qind. Nga ana tjetër, mjekët do të jenë më të privilegjuarit.

“Brenda mandatit po punojmë për një skemë të re financimi për të nxitur mjekët specialistë që të punojnë pranë spitaleve rajonale apo bashkiake jashtë Tiranës. Po diskutohet që t’u ofrohen rroga të përafërta me Italinë”, theksoi dje Rama. Nga ana tjetër, Rama u ndal edhe te punësimi. Sipas tij, programi i ri i investimeve prej 1 miliardë USD, në bashkëpunim me sektorin privat, do të sjellë rritje të të punësuarve. Kryeministri theksoi se përgjatë 4-vjeçarit të ardhshëm do të mundësohet rritja ekonomike në nivelin mbi 5%, krijimi i 220 mijë vendeve të reja të punës, ulja e borxhit publik nën nivelin 60%, vijimi i rritjes së pagave dhe pensioneve, reduktimi i nivelit të varfërisë e reforma tërësore në sistemin e ujit të pijshëm.

ARISTIR LUMEZI/PANORAMA

Te lidhura

 

Artikulli paraprakPritjet spektakolare ndaj Sasuolos, Berisha zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Serinë A
Artikulli tjetër"Nuk filmojnë asgjë", zbulohet raporti sekret për radarët në det

7 KOMENTET

  1. Nje lajm shume i mire per te gjithe qytetaret qe perfitojne nga rritja e pagave dhe pensioneve , bravo qeverise qe shikon me prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve si nje stimul shuem i mire per te gjithe qytetaret.

  2. Bravo ju qofte per vendimin :) nje iniciative e shkelqyer prej te ciles perfitojne shume familje, bravo qe po shikoni me perparesi rritjen e pagave dhe pensioneve , nje vendim si ky eshte i domosdoshem per shume pensionist e familje shqiptare.

  3. Vendim per tu pershendetur uroj qe te mos mbete me kaq por te behet edhe me shume ne lidhje me kete aspekt per pensione dhe paga te kenaqshme ashtu si ne shume vende te tjera te rajonit.

  4. Iniciative per tu pershendetur, bravo z. kryeminsiter per vendimin persembari dhe mbeshtetjen ne paga e pensione nje vendim qe gjen mbeshtetjen e te gjitheve. Suksese e pune te mbare

  5. Me vjen keq kur degjoj paturpsisht qe thone qe programi eshte nje farse…ky nivel premtimi eshte pikerisht ajo qe kerkojm. Na rrisni te ardhurat qe tju pergjigjemii qytetarisht duke ju votuar

PËRGJIGJU