Programi i Qeverisë ‘Rama 3’/ Reforma në Drejtësi ende një luftë për t’u fituar. Çfarë parashikohet për 4 vitet e ardhshme

Sep 16, 2021 | 7:44
SHPËRNDAJE

Reforma në Drejtësi pritet të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë në katër vitet e ardhshme. Teksa rendit ecurinë e deritanishme të saj, qeveria parashikon në programin e saj nxitje të ecjes përpara të kësaj reforme, duke cilësuar historike.

nga nje mbledhje e kpk
nga nje mbledhje e kpk

“Procesi i vetingut vijon të japë rezultate të prekshme për pastrimin e mëtejshëm të sistemit nga gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë nëpërkëmbur ndër vite dinjitetin e drejtësisë shqiptare. 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve të verifikuar tashmë ose janë shkarkuar nga detyra, ose kanë dhënë dorëheqjen”, thuhet në program.

Në seksionin “Shqipëria e së Drejtës”, qeveria synon që Reforma në Drejtësi është një hap kyç në ndërtimin e një Shqipërie të fortë.

Sipas programit, Reforma në Drejtësi është një luftë për t’u fituar, ndërsa synon që në vitet që vijnë të rrisë numrin e magjistratëve në Shkollën e Magjistraturës për anëtarë të rinj të sistemit të drejtësisë. Qeveria premton gjithashtu se do të hartojë Kodin e ri Penal me synimin për të ashpërsuar goditjen ndaj kriminalitetit dhe pandëshkueshmërisë në vend.

“Një Shqipëri e cila rritet vazhdimisht ekonomikisht, e cila thellon çdo ditë e më shumë shkëputjen nga korrupsioni e paligjshmëria, ku investimi vendas e i huaj është i sigurt e në pronë të sigurt, arrihet vetëm përmes ruajtjes, përfundimit dhe konsolidimit të Reformës në Drejtësi.

Procesi i vetingut vijon të japë rezultate të prekshme për pastrimin e mëtejshëm të sistemit nga gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë nëpërkëmbur ndër vite dinjitetin e drejtësisë shqiptare. 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve të verifikuar tashmë ose janë shkarkuar nga detyra, ose kanë dhënë dorëheqjen.

Reforma në Drejtësi është ende një luftë për t’u fituar dhe betejat tona për suksesin e saj, për Shqipërinë e së Drejtës, do të vijojnë si garancia për të ardhmen, për Shqipërinë 2030, me një sistem imun të drejtësisë dhe të shkëputur totalisht nga padrejtësia e pandëshkueshmëria që trashëguam. Rrisim numrin e magjistratëve në Shkollën e Magjistraturës.

Rrisim aksesin e qytetarëve nëpërmjet dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë, përmes krijimit dhe vendosjes në operim të platformës ‘Drejtësia Ime’.

Hartojmë dhe miratojmë ligjin e arbitrazhit tregtar dhe mekanizmave të tjerë të drejtësisë alternative. Hartojmë Kodin e ri Penal për të ashpërsuar goditjen ndaj kriminalitetit dhe pandëshkueshmërisë.

Zgjerojmë dhe fuqizojmë rrjetin e koordinatorëve kundër korrupsionit”, thuhet në programin e qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura