Programi i qeverisë “Rama 3”/ “Do t’i jepet 1 milionë lekë çdo familjeje të re për strehimin. Përfundimi i të gjitha legalizimeve brenda vitit…”

Sep 15, 2021 | 15:50
SHPËRNDAJE

Në programin qeverisës të mazhorancës socialiste për mandatin e tretë është parashikuar ofrimi i një shumë prej 1 milionë lekësh, si mbështetje financiare për të ndihmuar në strehimin e familjeve të reja.

rama ne asamble3

Kjo pagesë parashikohet t’i jepet çdo familjeje të re, si ndihmë për pagesën fillestare, ose për zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.

Programi i strehimit parashikon gjithashtu ndërtimin e 2 mijë banesave në vit, në bashkitë e mëdha  me prurje të larta demografike, të cilat do të vihen në funksion të familjeve që nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja.

Strehimi

Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milionë lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.

Programi i banesave sociale – në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria. Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë euro të Bankës Euopiane të Investimeve.

Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetit rom dhe egjiptian si përfitues prioritar të programit social për strehimin.

Strehimi Rama3Për sa i përket çështjes së pronës dhe problematikave që ajo gjeneron, në programin e qeverisë “Rama 3”, parashikohet të bëhet brenda vitit 2022 legalizimi i të gjitha banesave të shqiptarëve që janë ndërtuall në truall ku mund të legalizohet.

Një aspekt tjetër që ceket gjerësisht në programin qeverisës 2021-2025 është digjitalizimi i kadastrës dhë shërbimeve të pronësisë për tu aksesuar më lehtë dhe pa burokraci nga ana e qytetarëve.

Prona dhe Legalizimet

I japim fund procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje brenda vitit 2022, ku asnjë banesë shqiptare që mund të legalizohet, nuk do të ketë mbetur pa u legalizuar.

Digjitalizojmë të gjitha shërbimet për pronësinë dhe modernizojmë sistemet për shërbim në kohë reale për qytetarët.

Përfundojmë procesin e regjistrimit fillestar të pasurive në të gjitha zonat kadastrale të bregdetit.

Digjitalizojmë kadastrën duke e kthyer shërbimin kadastror një shërbim të aksesueshëm me një klik nga qytetarët përmes e-Albania.

Legalizimet Rama3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura