Programi ekonomik dhe zgjedhjet në PD/ Basha tregon pse duhet taksa e sheshtë 9%, ja sa do të paguajë biznesi i vogël

| 9:05
SHPËRNDAJE
 

MARIGLEN KUME/ Teksa na ndajnë rreth 6 muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetar i Partisë Demokratie, Lulzim Basha, dha dje detaje rreth kabinetit të mundshëm qeveritarë.

taksa

Për të krijuar një ide se kush do të jenë pretendentët për ministritë e linjës, kreu i PD-së gjatë një interviste për emisionin “Zonë e Lirë” tha se në konferencat për shtyp, PD ka prezantuar grupet përkatëse për ekonominë, shëndetësinë e me radhë.

“Kabinet që do të ketë kapacitetet më të larta me njerëz dhe figura të njohura. Po të shikoni konferencat do të shikoni grupin e ekonomisë, grupin e arsimit grupin e shëndetësisë, grupin e rendit etj. Këto janë njerëzit më të kualifikuar dhe më të besuar”, tha Basha.

Ndërkohë, sa i përket procesit që ka nisur që në qershor, kreu i opozitës tha se është hera e parë në Shqipëri që i jepet zë qytetarit për të përzgjedhur emrat që do të ketë kandidatë për të pasur përfaqësues.

“PD ka mbi 110 mijë anëtarë, ku 60 mijë janë anëtarë aktiv. Nga 3600 kandidatë që u propozuan nga anëtarësia vetëm 1800 veta pranuan të plotësonin formularin paraprak për vijimin e garës nga këta vetëm 900 plotësuan formularin e vetëdeklarimit që lidhej me pastërtinë e figurës dhe me justifikimin e pasurisë. Nuk është shumë që për një pozicion të ketë 4 kandidatë. Ajo që ka rëndësi është se ky është një proces. Politikisht mendoj se procesi meriton të përshëndetet. Përballë një modeli që deputetët kanë ardhur nga bota e krimit, ne kemi qenë të hapur për të dëgjuar zërin e qytetarit”, vijoi kreu i PD-së.

TAKSA E SHESHTË

Në diskutimin e djeshëm para gazetarëve gjatë emisionit “Zonë e Lirë” kreu i opozitës foli edhe për programin ekonomik të PD-së.

Më herët kreu i opozitës ka prezantuar taksën e sheshtë 9% dhe për biznesin e vogë vetëm një taksë 0.5% të xhiros vjetore. Ndërkohë argumentoi se përse programi i tij do të sjellë rritjen e ekonomisë.

“Biznesi i vogël pa taksë është një gënjeshtër e Ramës, sepse çdo biznes i vogël sot torturohet me taksa lokale. Mesatarisht biznesi i vogël, paguan sot deri në 7 herë më shumë taksa. Nesër do bëjmë që biznesi nuk do përballet më me 10 lloje inspektorësh, por do ketë detyrim vetëm 0.5% të xhiros vjetore. Biznesi më i madh ndër të vegjlit do paguajë maksimumi 700 mijë lekë të vjetra në vit. Kush i paguan rregullisht, i vendoset një pullë fiskale në hyrje të dyqanit dhe nuk do të shohë në presion tatimorësh apo inspektorësh. Në vitin 2005-2006-2007 të ardhurat e buxhetit u rritën me 1.6 miliardë lek kur ishte taksa e sheshtë. Çdo shqiptar duhe ta kuptj që taksa e sheshtë lufton informalitetin. Këtë e dimë në praktik. Sepse ata që paguaj taksat rriten dhe e dyta me taksa e ulët dhe taksën e sheshtë ekonomia stimulohet. Nuk mund të thuhet kurr që taksa e ulët nk funksionon”, tha kryedemokrati.

Ndërkohë Basha akuzoi kryeministrin Rama se kopjon gabim propozimet dhe planin e opozitës. Sipas bashës edhe vendimi për rritjen e pagës minimale është bërë pa plan eknomik nga ana e qeverisë aktuale.

 DREJTËSIA

Në ditët e fundit kreu i opozitës LulzimBasha ka intensifikuar thirrjet ndaj organeve të reja të drejtësisë për të justifikuar investimin nga partnerët ndërkombëtarë dhe reforma në drejtësi. Ndërkohë akuzon kreun e qeverisë Edi Rama se ka kapur shumicën e institucioneve të reja të drejtësisë.

“Institucionet e reja të drejtësisë në masën më të madhe janë të kapura. Padiskutim që organet e reja të drjetësisë janë konstituar nën diktatin e qeverisë. Reforma u konceptua për të ndihmuar shqiptarët. Por mënyra sesi u zbatua e ka ccuar në një kapje politike. Ky është lajmi I keq. Me këtë lëvizje ky pushtet ka shtën në dorë një nga shtylë shumë të rëndësishme që është dretësia. Lajmi I mirë është që kur kjo qeveri të ik atëherë kjo drejtësi nuk do të kontrollohet nga qeveria. Pra nuk do akuzoj njeri se kontrollohet nga qeveria. Edi rama I kontrollon të gjitha. Bllokimi I reformës nga qeveria sot, nesër do jetë një vlerë e shtuar sepse nuk do jetë e kontrolluar nga qeveria”, tha Basha

Debati me “cicërima”, Basha e Rama shkëmbejnë akuza për plehrat

Pas përballjes mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, Rama në studio dhe Basha në lidhje telefonike, debati mes dy kundërshtarëve politikë dje ka vijuar edhe në rrjetin social “Twitter”.

Përmes “cicërimave” në “Twitter”, Basha përsëriti akuzat që të enjten në emision, por edhe gjatë gjithë javës në konferenca për shtyp ia ka drejtuar Kryeministrit Rama.

Ky i fundit e cilësoi një mjerim debatin që ka nisur PD-ja dhe vetë Basha, pasi gjithë historia e trajtimit të plehrave në Shqipëri u sqarua një herë e mirë. Për Ramën nuk do të ketë një rikthim te plehrat, por Basha i kërkoi që të tregonte se ku kanë shkuar lekët që nga buxheti i shtetit janë akorduar për inceneratorët.

 RAMA

Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do të kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare! Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur,e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat “tabake e tauke” që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier,për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishërojnë! Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!

 BASHA

Lere viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 milionë euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.