Profil/ Kush ishte shqiptari që mashtronte vajzat e reja me identitet fals

Feb 6, 2016 | 15:28
SHPËRNDAJE

enzo shqiptari

Është 39 vjeç, i papunë, beqar dhe jeton në Brianza.

Por në internet kishte shpikur një tjetër jetë, paralele. Ku quhej Enzo, jetonte në Milano, ishte vetëm 17 vjeç, me një fizik të palestruar e mbi të gjitha i suksesshëm me vajzat.

Duke shfaqur sjellje prej xhentëllmeni, e foto me motorë sportivë, nuk e kishte të vështirë të bindte adoleshentet të hynin në konfidencë me të.

Ky eshte shqiptari qe mashtronte femrat e reja ne FB
Ky eshte shqiptari qe mashtronte femrat e reja ne FB

Por sapo arrinte t’i bindte të flisnin lirshëm dhe t’i dërgonin foto nudo, e hiqte maskën.

Niste të kërcënonte që t’i detyronte të bënin seks me të.

Karabinierët e Desio dhe Prokurorët e Monza kanë nisur të hetojnë mbi jetën e dyfishtë të 39-vjeçarit shqiptar dhe kanë zbuluar se në mes të muajve janar dhe shkurt, kishte joshur dy vajza, një 20-vjeçare dhe një tjetër të re minorene.

enzo2

Çdo herë teknika ishte e njëjtë.

Në fillim prezantohej tek vajzat sikur të ishte një kavalier duke u treguar anën e një mashkulli sportiv.

Hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe shumë vajza të tjera që kanë rënë në grackën e maniakut shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

enzo3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura