Profil/ Kush ishte Dritan Prifti, nga deklarata për votën e 71-të e Berishës në 2009 te video e 21 Janarit

Oct 13, 2017 | 9:20
SHPËRNDAJE

Dritan Prifti doli nga skena politike pas zgjedhjeve të vitit 2013 kur nuk arriti të marrë dot një mandat deputeti në qarkun e Fierit.

berisha prifti

Fillesat e tij në politikë janë në vitin 1997 kur për një periudhë dy vjeçare, deri në 1999 ishte shef kabineti, fillimisht i Ministrit të Financave dhe më pas i ministrit të Punës dhe Cështjeve Sociale.

Në vitin 2000 ai mori drejtimin e KESH-it dhe siç shkruante në CV-në e tij drejtoi një kompani me 11 punonjës duke e kthyer nga 30 milionë dollarë humbje në 50 milionë dollar fitim.

Performance e mirë në krye të KESH duket se ndikoi në vendimin për tu emëruar pak muaj më vonë në pozicionin e shefit të kabinetit të kryeministrit.

Në vitin 2001 ai u zgjodh deputet i Partisë Socialiste, por pas dy vjetësh e braktisi këtë parti për tiu bashkuar Ilir Metës në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Përpara se të shkonte në LSI ai drejtoi nga viti 2001 deri në 2002 ministrinë për Energjetikën.

Megjithëse një forcë e re, si LSI, Prifti e fitoi mandatin e deputetit në zonën e tij në Libofshë të Fierit në vitin 2005.

Viti 2009 ishte i rëndësishëm si për LSI-në, ashtu edhe për Dritan Priftin. Ai do të mbahet mend për deklaratën e famshme se do të ishte deputeti i 71-të i Sali Berishës, duke detyruar LSI-në që të shkonte drejt koalicionit me PD-në.

Prifti mbajti në vitin 2009 pozicionin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Këtë ministri i drejtoi për një vit ku për shkak të regjistrimit të një videoje me Ilir Metën (Gjykata e Lartë e hodhi poshtë si video) u shkarkua nga detyra.

Video më pas u përdor nga opozita e kohës dhe Edi Rama (për të cilin Prifti kishte deklaruar se e kish parë duke thithur drogë) për të bërë 21 Janarin.

Prifti e mbylli mandatin në vitin 2013, për tu angazhuar më pas me aktivitetin e tij privat, së bashku me Tom Doshin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura