PROFIL/ Kush ishte biznesmeni që u gjet i vrarë në kazanin e mbetjeve

Nov 23, 2015 | 21:58
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme një person i pajetë u gjet në një kazan mbeturinash në Fier. Ai ishte Novruz Likometaj, 82-vjeçar, i cili ishte vrarë me sende të forta dhe më pas ishte hedhur në kazanin e mbeturinave.

Novruzi1Vrasja e 82-vjeçarit ka tronditur qytetin e Fierit, ndërsa motivet mbeten ende mister. Për nga mënyra e ekzekutimit, krimi është i rëndë.

Por kush është Novruz Likometaj? Viktima, një ish-kryetar sindikate, kohët e fundit merrej me sipërmarrje private.

Ai ishte baba i katër djemve dhe i dy vajzave, dhe prej kohësh jetonte vetëm me bashkëshorten, në lagjen “8 Shkurti”.

Të afërmit e tij, thonë se Novruzi kishte një karakter të vështirë, dhe se prej kohësh ishte ‘ftohur’ me fëmijët e tij.

Për këtë arsye ata nuk kanë dijeni në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund t’i ketë sjellë vdekjen e biznesmenit.

Nisur nga dëshmitë, policia dyshon se Novruz Likometaj mund të jetë vrarë pas një konflikti me ndonjë fqinj, duke qenë se edhe trupi u gjet afër banesës së tij. Për këtë janë shoqëruar 20 persona, të cilët janë marrë në pyetje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura