PROFIL/ Kush është Eno Bedalli, bosi i kokainës i vrarë në Elbasan (FOTO)

Feb 4, 2016 | 10:15
SHPËRNDAJE

Eno Bedalli, 38 vjeç, është njëri prej tre viktimave të masakrës së të mërkurës që tronditi vendin. Në ngjarjen e Elbasanit humbën jetën edhe Agron Çapja dhe Ardit Sanikolli.

eno beddaliPo kush është Eno Bedalli? Miku e Agron Çapjes rezulton që të jetë arrestuar në Itali, në qershor të vitit 2013 (në atë kohë 35 vjeç siç thotë fotografia) për trafik droge, në një vlerë prej 10 miliona eurosh.

Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI-t dhe Val D’Aosta-s.

Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti dhe rezultonte se në tërësi Eno Bedalli së bashku me disa shqiptarë të tjerë trafikuan 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.

Sipas policisë italiane, droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura