Profesor Kabo ‘sulmon’ arkitektin danez: Pse duhet shembur teatri, kështu bëni dhe në Danimarkë?

Apr 9, 2018 | 19:55
SHPËRNDAJE

Pedagogu dhe filozofi Përparim Kabo ka marrë pjesë në takimin e radhës të artistëve, ku dhe ka mbajtur një fjalë të shkurtër.

Ai propozoi që e gjithë zona të bëhej kampus teatror, duke theksuar se godina nuk mund të shembej. Ai shtoi se godina e Teatrit të Kukullave, godina e parë e parlamentit shqiptare, do të shembet.

kabo

Pjesë nga fjala e Kabos

Kjo godinë nuk mund të shembet. E kam thënë hapur; nëse një ditë shembet, unë akuzoj, shembet nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri i këtij vendi. Parlamenti nuk mund të heshti, shoqëria civile nuk mund të mbylli gojën, media nuk mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që ngopet me paratë e donatorëve të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë historinë e këtij vendi.

Pse duhet ta shembin këtë godinë ju zoti arkitekt që erdhët nga Danimarka, vendi i Hamletit? A shemben teatrot në Danimarkë? Pse duhet shembur kjo godinë? Zoti Zogaj tha të dalim në krah të artistëve, unë dua ta plotësi, kjo nuk është godina e artistëve është tempulli i qytetit është historia e kombit. Këtu njerëzit janë bërë më të mirë. A e dini ju zotërinj parlamentar që po heshtni se çfarë tha një grua e burgosur që pa një shfaqje ‘po ta kisha parë më parë këtë shfaqje nuk do kisha vrarë burrin’. Parlamentarët tanë nuk dinë asgjë. Pse nuk u bën përshtypje atyre shembja. Ata nuk e kanë parë këtu ‘Mbretin Lir’ ata nuk e mbajnë mend ‘Hamletin’, as ‘Lumin e vdekur’, as ‘Kthimin damës plakë’, as kryeveprën e Eurikidit.

27 vjet parlament a dini ju që të jetë zhvilluar një seancë parlamentare për kulturën? Kjo godinë nuk mund të shembet unë e kam thënë hapur se nëse do shembet nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri i vendit, shoqëria civile nuk mund të mbyllë gojën, media nuk mund të heshtë. Projekti sot më është më shumë se një vlerë arkitektonike është një vlerë kombëtare. Këto dy godina mos prishen. Ideja ime është që e gjithë kjo zonë të jetë korpus teatror. Tetari i kukullave mos shembet se është godina e parlamentit të parë dhe kur shembet paralmenti kthehet mbretëria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura