Produkti më i shijshëm i tryezës, TONA CO feston 25 vjetorin e krijimit

Oct 13, 2017 | 11:21
SHPËRNDAJE

Nga Orjona Tresa

 Kompania mëmë inauguron investimin më të ri, impiantin bashkëkohor të grumbullimit, përpunimit dhe therjes së bagëtive

Foto 1

Çerek shekulli nuk janë pak për një investim serioz, i cili tanimë është shtrirë në të gjitha tryezat familjare. Falë cilësisë, shijes dhe larmisë së produkteve, “Tona Co” ka gjetur çelësin e suksesit për ta vazhduar jetëgjatësinë e këtij investimi edhe në brezat që do të vijnë. Gjithë mundi e sakrificat e një pune të palodhur, janë shpërblimi i këtyre përvjetorëve, të cilat bëjnë krenar jo thjesht një individ, por një grup njerëzisht të palodhur. Sallameri “Tona Co”, ky biznes me rrënjët e tij në qytetin e Korçës, është një nga konkurrentët e fortë të tregut sa i takon gjithashtu punësimit dhe detyrimeve korrekte që ka me strukturat shtetërore.

T’i besosh këtij emri është padyshim një zgjedhje e mençur, ashtu sikundër vetë shija e sallameri “Tona Co” ka arritur të tërheqë klientët e vet në mbarë vendin. Janë 80 produkte të ndryshme që konkurrojnë bindshëm kompaninë, duke e renditur në vendet e para të tregut të nënprodukteve të mishit.

Si një trashëgimi e pasur, bazuar në teknologjinë e përsosur të përpunimit të mishit, “Tona Co” organizon një festë të madhe në këtë përvjetor të rëndësishëm të saj. Presidenti i kësaj kompanie, themeluesi Nikolla Tona e ka një falënderim special për këtë datë të shënuar.

Foto 2

Shoqëria “Tona Co”një qendër në zonën industriale në qytetin e Korçës, ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1992 pikërisht në muajin tetor dhe ne sot, bashkërisht festojmë 25 vjetorin e saj. Ishin vitet e para të ekonomisë së tregut të lirë dhe ne si nismëtarë të këtij lloj biznesi, nuk kishim përvojën e duhur, por vetëm dëshirën për të investuar në një biznes sado të vogël, pa qenë edhe të sigurt për mënyrën funksionale të tij. Në një treg pa rregulla loje, duhet të bënim lëvizje të kujdesshme. Filluam aktivitet me një ambient 100m², me një investim në pajisje rreth 1.000.000 dhrahmi greke, pa përvojë, por vetëm me disa receta që prodhonte sallameria e shtetit në atë kohë. Pas katër vjetësh, për t’i dhënë ritmin e duhur biznesit, krijuam kontakte me projektin e USAID-it, pasi nevoja për asistencë teknike bëhej gjithnjë e më tepër e domosdoshme. Jemi asistuar nga specialistë të fushave të ndryshme si: financë, marketing, ambalazhim dhe teknologji. Si rrjedhojë, në vitin 1998 në kuadrin e projekteve të USAID, udhëtojmë së bashku me përfaqësues të disa bizneseve të tjera të fushës së përpunimit të mishit drejt Amerikës, për të vizituar dhe parë nga afër disa kompani që operonin në këtë sektor. Kjo përvojë na motivoi edhe më shumë për kontakte të tjera në vendet e Europës Perëndimore. Në vitin 1999 udhëtojmë për në Hungari dhe qëllimi ishte që të përfitonim nga përvojat tradicionale në fushën e përpunimit të mishit. Pas një pune dyjavore me një inxhinier dhe teknolog në ambientet e përpunimit të mishit në një institut agro-përpunues në Seget të Hungarisë, (qyteti që i dha famën sallamit hungarez), përfituam, por jo mjaftueshëm për kërkesat tona. E pamë të arsyeshme t’i propozonim profesorit që privatisht të vinte të punonte tek ne për një periudhë dymujore dhe ai pranoi.

Instalimi i Teknologjisë Hungareze në vitin 1999 u investua në ndërtimin e një fabrike moderne në qytetin e Korçës me një hapësirë prej 2800 m², i cili shumë shpejt dha frutet e tij. Cilësia e lartë e produkteve “Tona Co” siguronte përmbushjen e nevojave të klientit, të mbështetura nga një shërbim korrekt dhe i shkëlqyer. Për Nikolla Tona: Nga vetëm katër produkte tradicionale sallamerie të prodhuara para vitit ’98, sot kompania ka zhvilluar 80 produkte cilësore. “Tona Co” ka përballuar me sukses të gjitha sfidat e kohës, duke u bërë sot një faktor i rëndësishëm në tregun kombëtar, i gjendur në 90% të territorit të Republikës së Shqipërisë. Kompania jonë synon t’iu ofrojë klientëve të saj një garanci vlerash ushqimore. Ky parim e ka bërë këtë kompani të jetë lider i padiskutuar i tregut në Prefekturën e Korçës, por edhe në nivel kombëtar. Kjo është arritur me anë të zbatimit të standardeve të larta të kontrollit të cilësisë dhe risive teknologjike si dhe mbledhjes së profesionistëve të prodhimit, grupin menaxherial dhe agjentëve të shitjeve.

Gjatë gjithë këtyre viteve aktivitet, “Tona Co” ka qenë një mbështetëse e dashamirëse e artit dhe jo vetëm, duke sponsorizuar aktivitete te ndryshme kulturore, të organizuara nga bashkia e qytetit për komunitetin e rajonit të Korçës, trupa të ndryshme teatrale, ka ndihmuar shtresat në nevojë si: mensën e të varfërve te Mitropolia, Shtëpinë e Fëmijës dhe Shtëpinë e Personave me Aftësi të Kufizuara si dhe individë të ndryshëm që kanë pasur nevoja të domosdoshme. Kompania ka për qëllim të sigurojë vlerën më të mirë për klientët e saj, të cilët janë të interesuar për cilësinë e produktit me çmime të përballueshme. Prandaj, vlera e kompanisë është: Të shesë freskinë dhe cilësinë te klientët e vet me çmime të arsyeshme. Në vitin 1992 biznesi ishte familjar, ndërsa sot numëron afërsisht 200 persona të punësuar. “Tona Co” është sot një brand i fuqishëm dhe mijëra klientë që kanë fituar besimin e saj. Vendet e Bashkimit Europian janë destinacionet e reja të kësaj kompanie të madhe.

 Foto 4

“Tona Co” instalon impiantin e parë modern në rajon për përpunimin e produkteve të mishit

Përvjetori i 25-të i “Tona Co”vjen njëherësh me përurimin e impiantit për grumbullimin dhe therjen e bagëtive, si dhe me përpunimin e thellë të mishit, e regjistruar si shoqëria Tona-Alb Shpk. Ky investim vjen pikërisht në qarkun e Korçës, duke menduar të vërë në punë të gjitha resurset e këtij qarku në grumbullimin bagëtive të trasha, por më shumë edhe për qëllime eksporti të bagëtisë së imët. Në vitet e fundit është shtuar ndjeshëm numri i krerëve të mbarështuara. Politikat e qeverisë, praktikisht të Ministrisë së Bujqësisë për zhvillimin e blegtorisë, e konsiderojnë këtë degë të ekonomisë, si degë prioritare. Perspektivat europiane të Shqipërisë diktojnë organizimin dhe modernizimin e sistemit veterinar shqiptar dhe kryesisht të infrastrukturës për grumbullimin, therjen e bagëtive dhe kushtet për tregtimin e mishit dhe të produkteve të tij. Në qarkun e Korçës, por edhe në qarqe të tjera në jug dhe në veri të vendit nuk ka asnjë impiant me këto përmasa. Të gjithë kanë të drejtë të ushqehen me produkte të sigurta. Mishi është një ndër produktet kryesore të shportës ushqimore, si i tillë ka impakt shoqëror në shëndetin e popullsisë. Matrikullimi i tyre nuk do të kishte kuptim pa regjistrimin e bagëtive në një qendër të specializuar.

  • Impianti do të ndihmojë në implementimin e skemave subvencionuese që qeveria shqiptare aplikon në mbarështimin e blegtorisë.
  • Investimi do të garantojë tregtimin te konsumatorët të produkteve të freskëta të trajtuara në kushte të përshtatshme higjeno-sanitare dhe të certifikuara.
  • Investimi do të bëjë të mundur punësimin e rreth 100 personave, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në uljen e papunësisë dhe luftimin e varfërisë.
  • Me anë të këtij investimi “Tona ALB” do të ketë në qendër të vëmendjes, kujdesin për shëndetin e njerëzve dhe mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura