Procter&Gamble kërkon studentët e Luarasit: E përzgjodhëm se është me i miri

Apr 26, 2018 | 19:16
SHPËRNDAJE

NGA: Aurora Golemi
Kompania globale Procter and Gamble ka përzgjedhur kolegjin universitar Luarasi si pikë referimi për të rekruatuar ne rradhët e saj studentet me te shkelqyer. Procter and Gamble u krijua 180 vjet me pare ne Ohajo nga William Procter dhe James Gamble, te cilet prodhonin sapune ne nje dyqan ne vogel.procter-and-gambell

 

 

Sot kompania ka vlere mbi 230 miliarde dollare dhe prodhon produkte të kujdesit personal dhe detergjentë per 5 miliarde konsumatore ne mbare boten ne tregjet e 180 shteteve perfshi Shqiperine.
Andrei Avramov, menaxher shitjesh ne Prokter and Gamble për Shqiperinë dhe Kosovën tregon se Kompania vjen për herë të parë në vendin tonë për të rekrutuar të të rinj shqiptarë. Ai tregon arsyen perse u perzgjodh kolegji universitar Luarasi.

“Ne jemi ketu per te rekrutuar, jemi ne kerkim te talenteve shqiptare. Kemi kuptuar qe na duhet me shume divertsitet ne filialin e kompanise qe mbulon Europen Juglindore, keshtu qe po kerkojme per talentet me te mira shqiptare. Kemi nevoje per me shume njerez nga rajoni qofte per te kryer intershipe te paguara apo per te apikuar per pozicione pune pasi kompania mbulon me produkte rreth 60 milione konsumatore ne kete rajon”, tha Andrey Avramov, Menaxher shitjesh Procter&Gamble Shqiperi & Kosove.

Po përse zgjodhen Universitetin Luarasi? Avramov thotë se: “Na ishte rekomanduar si nje nder universitet me te mira ne vend. E dime tashme qe disa programe ketu zhvillohen ne anglisht . Studentet shqiptar jane target grupi yne kryesor. Te gjithe keta te rinj kane deshire te rriten profesonalisht te krijojne eksperienca pune”. Studentët e Luarasit janë përballë një mundësi të shkëlqyer. Ata mund te zgjedhin te aplikojnë ndermjet Athines, Beogradit, Bukureshtit apo Sofjes per nje pozicion ne Proketer and Gamble. Intershipet jane te paguara”.

“Ne kemi disa pozicione te lira ne 4 shtete per profesione te ndryshe si ne shitje, IT, finance, marketing etj. I ftojme studentet te aplikojne dhe me pas te vendosin se ku e gjejne veten me mire. Ne ofrojme intershipe te paguara qe shkon deri ne 1400 dollare, akomodimi eshte i siguruar. Benefiti me i madh qe ofrojme eshte eksperienca qe merret gjate intershipit. Intershipi i paguar eshte thjesht nje bonus ne kete rast. Por mos harroni qe perfshihet edhe eksperienca e te jetuarit jashte per disa muaj. Intershipet nga tre në gjashtë muaj zhvillohen ne Greqi, Serbi, Rumani dhe Bullgari. Te rinjte vertete qe do perballen me sfida por gjithashtu do te vihen ne proive se cfare jane te afte te bejne”, tha Andrey Avramov. Per Drejtuesit e Luarasit kjo mundesi u jep studentëve nje shanc të arte per te aplikuar deri ne 10 maj. Pasi degjuan me interes prezantimin nga përfaqësuesit e kompanise globale, studentët e Luarasit shprehen se do të aplikojnë për intershipe.

http://www.balkanweb.com/site/proctergamble-kerkon-studentet-e-luarasit-e-perzgjodhem-se-eshte-me-i-miri/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura