Procesi i rindërtimit pas tërmetit dramatik të 26 nëntorit/ Kryeministri Rama: SHBA-të kanë vendosur të…

Feb 19, 2020 | 19:51
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama falënderon Shtetet e Bashkuara për rritjen e shumës së deklaruar në Bruksel për procesin e rindërtimit pas tërmetit dramatik të 26 nëntorit që dëmtoi qindra mijëra ndërtesa në zonën qendrore të Shqipërisë.

rama13

Rama thotë se tashmë nis puna për ngritjen e Akademisë së Transparencës.

“Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin. Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt”, shkruan Rama në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura