Procesi i rindërtimit/ Ministri Ahmetaj: Janë 106 mln euro grante! Edhe qeveria greke ra dakord që…

Dec 28, 2020 | 12:02
SHPËRNDAJE

Ministri Arben Ahmetaj tha se për procesin e rindërtimit janë 106 mln euro grante, nga të cilat janë shpërndarë 86 mln dollarë.

ahmetaj

Ahmetaj garantoi se deri në mars të vitit 2021 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në muajin maj, të gjitha familjet do të jenë futur në shtëpitë e reja.

“Sot nuk ka asnjë dyshim që një qytetar apo një familje e dëmtuar nga tërmeti do futet në shtëpi falas. Skepticizmi në momentet e para ka qenë legjitime.  Për grantet e rindërtimit janë 106 mln dollarë, janë shpërndarë 86 milionë dollarë. Ritmi ka qenë shumë i shpejtë”, tha Ahmetaj në një intevistë për News24.

Ahmetaj bëri të ditur gjithashtu, se edhe me qeverinë greke është rënë dakord që të ndërtohet një shkollë tek “5 maji”.

“Janë bërë të gjitha marrëveshjet për grantet. Brenda një viti janë aktivizuar të gjitha grantet. Edhe qeveria greke ka rëne dakord me ne dhe firmoset në janar për ndërtimin e një shkolle tek 5 maji”, u shpreh ministri.

Ndërsa tha se opozita le të thotë çfarë të dojë, Ahmetaj u shpreh se kjo është puna më e rëndësishme që ai ka bërë.

“Opozita le të thotë çfarë të dojë, kjo është puna me e rëndësishme për mua. Të arrish të futesh në shtëpi të reja falas familjet në kohë rekord, kjo është kënaqësi dhe kjo më mbush shpirtin plot”, u shpreh ndër të tjera Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura