Procesi i hapjes së negociatave, Maqedonia e Veriut propozon ndarjen nga Shqipëria

| 22:30
SHPËRNDAJE

Tetorin e kaluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pësuan disfatë në ambiciet e tyre evropiane. Drejtuesit e Unionit kundërshtuan hapjen e procesit të pranimit të këtyre vendeve të Ballkanit.

shkup

Të gjithë pranuan se Maqedonia e Veriut kishte përmbushur premtimet e saj, siç është Marrëveshja e Prespës e nënshkruar me Greqinë, çka solli edhe ndryshimin e emrit, por disa vende të BE-së shprehën dyshime për përparimin e Shqipërisë.

Nikola Dimitrov, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, propozon gjatë një interviste për Euronews, një zgjidhje të mundshme: Të dyja vendet të ndahen në procesin e hapjes së negociatave.

Unë mendoj se suksesi i një vendi është lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinj, dhe mbi të gjitha si fqinj të mirë, ne besojmë se Tirana duhet të jetë në gjendje të fillojë rrugëtimin e saj evropian. Sigurisht një zgjidhje pozitive do të ishte më e mira. Ne duhet të punojmë për gjetjen e një emëruesi të përbashkët. Por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ne kemi nevojë për një vrull pozitiv, jo për një dinamikë negative. Dhe një është padyshim më mirë se asnjë”, ka theksuar ai.

Euronews shkruan se nuk është e sigurt që ndarja e kërkesave të tyre do të hapë një rrugë të re për Maqedoninë e Veriut. Komisioni përgatit një dokument për të rishikuar procesin. Kryediplomati maqedonas tashmë ka zhvilluar takimin e tij të parë me Komisionerin e ri për Zgjerimin Olivér Várhely. Edhe gjatë ditës së sotme, ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me zt. Várhely.

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

1 KOMENT

  1. Do i themi Koresë së jugut që Kroacia të ndihmoj Skopjen në permbushjen e kushteve.

Comments are closed.