Procedura, FRPD zgjedh drejtuesit e rinj me një model amerikan

Oct 4, 2015 | 13:08
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka përzgjedhur një format amerikan për zgjedhjet ne forumin rinorë.

pd votim
“Hapje dhe anetaresime te reja, perballje platformash, debat alternativash, shpalosje vizionesh. Kjo eshte menyra qe do ti paraprirje votimit nga te rinj demokrat.  Cdo i ri qe deshiron ti bashkohet Forumit Rinore te Demokrateve do te kete nje muaj kohe. Të gjithë ata qe duan të futen në garën për kryetar të FRPD kane dy jave kohe ne dispozicione te paraqitjes se kandidatures.  Me pas ne nje format amerikan kandidatet per kryëtar te FRPD do të zhvillojne debate per platformat e tyre ne cdo dege te PD”, thanë burime nga selia blu.

Pas shpalljes se platformave kandidatet do t’i përgjigjen pyetjeve të njeri- tjetrit dhe të të rinjve që do ta ndjekin debatin.

Ne fund të çdo debati që parashikohet te zhvillohet me 12 raunde sipas qarqeve,  të rinjtë anëtarë të degëve përkatëse për çdo qark do të votojnë me votë të fshehtë për kryetarin e FRPD.

Kandidati qe merr me shume vota ne te 12 debatet e marra se bashku do te jete kryetari i ri i FRPD.

Sipas udhëzimit të miratuar në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD-së, kandidatët do të kenë dy javë kohë për tu regjistruar dhe më pas për 1 muaj do të bëhet regjistrimi i anëtarësisë.

Pasi të mbyllen këto dy faza të procesit do të nisë edhe votimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura