Procedimi për protestën/ Kryemadhi, mesazh Ramës: Ndaç me polici, ose jo, mua më keni…

Apr 9, 2018 | 12:36
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sot pas vendimit për procedim penal, për të, kreun e PD dhe disa deputetë, pas protestës së opozitës për mosbindjen civile dhe bllokimin e rrugëve.

kryemadhi monika

“Mos kujtoni se është frikë e madhe, cdo ditë e më shumë drejtësia është kapur nga krimi, kriminelët që vrasin njerëz, plackisin vendin, janë të lirë dhe njoftohen një javë para se tu dalë mandati i arrestit, kur hallexhinjtë burgosen se po bëjnë ndërtim pa leje. Mua nuk më shqetëson fare procedimi penal, kur të bëjmë dekriminalizmin do ta deklarojmë se jemi proceduar nga prokuroria e Ramës, por ajo që dua të them se sistemi i drejtësisë do të ketë probleme. Drejtësinë nuk e kap dot askush. Mua më gjykojnë vetëm shqiptarët dhe me gjykojnë me votë, kurse tjetri është qesharak. Ashtu si kam hyrë 17-vjec ne politike, do dal me voten e shqiptareve. Nuk kërcënon dot as Rama, as Arta Marku, as Xhafaj. Unë këtu jam, rrugëve të Tiranës, ndac me polici, ndac pa polici, me çizme apo jo mua më kanë në këmbë”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura