Problemi tjetër i madh për Gjermaninë, prej azilkërkuesve

Oct 9, 2015 | 18:14
SHPËRNDAJE

Përveç numrit të madh të azilkërkuesve, Gjermania duket se po përballet edhe me një problem tjetër të lindur për shkak të këtij fenomeni. Qeveria gjermane e shqetësuar nga shifrat, thotë se ka pasur gati 500 sulme ndaj shtëpive të dedikuara për azilkërkuesit këtë vit, tri herë më shumë se në vitin 2014.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere e ka quajtur këtë dhunë “të turpshme”. Dy të tretat e sulmeve janë kryer nga vendasit të cilët nuk kanë pasur rekorde të mëparshme penale, tha ai.

Gjermania ka thënë se po pret të paktën 800.000 azilkërkues këtë vit.

azilet-kercenimi

Udhëheqësit e Bavarisë kanë kërkuar që Berlini të kufizojë numrat e azilantëve që vijnë.

Qeveria konservatore në shtetin jugor CSU kundërshton politikën e kancelares Angela Merkel të dyerve të hapura për refugjatët. Megjithatë, zyrtarisht CSU është aleate me demokratët e saj të krishterë (CDU).

Shumë prej emigrantëve që arrijnë Europën Qendrore nëpërmjet Ballkanit kanë shprehur një dëshirë për të arritur në Gjermani.

Ministri de Maiziere bëri thirrje për veprim të ashpër kundër atyre që sulmuan azilkërkuesit. Disa sulme ishin në ndërtesa të zbrazëta, por të tjerët kishin në shënjestër hostele tashmë të zëna nga emigrantët.

Ata që janë përgjegjës “duhet të bëhen të kuptijnë se janë duke kryer vepra të papranueshme: sulm, tentim vrasje, zjarrvënie,” tha ai.

Në një deklaratë të premten qeveria bavareze ka kërcënuar se do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese Gjermane për të detyruar qeverinë federale të gjejë një zgjidhje për azilkërkuesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura