Problemet nga njohja e patentave nga vendet e BE, Bushati “urdhër” ambasadorëve tu përgjigjen qytetarëve

Jun 20, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Procesi i njohjes së patentave me disa vende pas firmosjes së marrëveshjeve dypalëshe ka nxjerrë në pah problematikën me të cilën hasen shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut.

Ka mjaftuar një lajm për marrëveshjen për njohjen e patentave me Belgjikën e cila ka sjellë reagimin e shumë qytetarëve të cilët i kanë drejtuar një “lum”, pyetjesh Ministrit Ditmir Bushati.

ditmir bushati

Përvec bashkëqeverisjes, këta qytetarë kanë shfrytëzuar pikërisht rrjetet sociale si një alternativë për të për të shprehur problematikat që hasen dhe nga shqiptarët jashtë vendit, si për shërbimet konsullore dhe ato si njohja e patentave.

Interesi i madh ka sjellë dhe reagimin e vetë ambasadave shqiptare në këto vende, të cilat janë përgjigjur drejt për drejtë në Facebook.

Bëhet e ditur se aktualisht me Gjermaninë është në proces njohja e patentave dhe për momentin  u është përcjellë pyetësori landeve për vlerësim.

Sipas përgjigjes zyrtare të ambasadës shqiptare në Greqi, dhe në shtetin fqinj po ndiqen procedurat e brendshme ligjore për të mundësuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes e më pas fillimin e zbatimit.

Përsa i përket shqetësimeve të shprehura për në Itali, njoftohet se ka autoritete lokale që nuk e bëjnë akoma konvertimin pa marrë njoftime nga autoriteti qendror.

Për këtë ambasada shqiptare në Itali është në proces komunikimi me autoritetet për njohjen e modelit të ri të patentës.

Marrëveshja për njohjen e patentave me Greqinë u nënshkrua në fillim të muajit maj mes ministrit Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias.

Vetëm një muaj më vonë, më 8 qershor u bë dhe njohja zyrtare e patentave me shtetin belg.

Aktualisht, Shqipëria ka marrëveshje për njohjen e patentave me Belgjikën, Italinë, Greqinë, Kroacinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi.

Por krahas nisjes së procedurave në këto shtete për njohjen e patentave, ajo që bie në sy në komentet e qytetarëve është se kërkojnë që këto marrëveshje të bëhen dhe me Gjermaninë apo Francën, si vende ku jetojnë mjaft shqiptarë.

1-26

3-162-184-15

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura