Problemet me stadiumet, FSHF lë porositë për skuadrat para rifillimit të Superiores

Jan 9, 2018 | 19:39
SHPËRNDAJE

Teksa skuadrat po zhvillojnë fazën përgatitore, FSHF ka udhëzuar klubet e Kategorisë Superiore, për problemet që janë shfaqur deri më tani në impiantet e futbollit. Federata ka lënë disa porosi për klubet, para se të rifillojnë ndeshjet e Superiores.

Për Kukësin ka pasur ankesa për kushtet e fushës, por për momentin është diçka e pamundur për të ndërhyrë. Por, kjo mendohet të jetë një objektiv për fillimin e edicionit tjetër.

Loro-Borici-panorame-470x311

Në Shkodër dhe Laç, është i njëjti problem, pasi stadiumet përkatëse të “Loro Boriçit” dhe të Laçit nuk janë të pajisur me tunel.

Në “Selman Stërmasi”, është lënë si detyrë të përforcohet gardhi rrethues i fushës, pasi cilësohet i dobët dhe mund të pushtohet nga tifozët.

Selman stermasi

Në stadiumin e Vlorës, duhet të rregullohet zona miks e impiantit, pasi në të njëjtën derë kalojnë tifozët që akomodohen në tribunën kryesore, si dhe stafet dhe drejtuesit e të dy skuadrave.

Në Kamëz problem është parkingu, si dhe zona e gazetarëve, ndërsa në Lushnjës i është kërkuar që klubi të mos kryejë seancat stërvitore në fushën e stadiumit “Roza Haxhiu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura