Probleme te Tirana, shkarkohet Muça pas ndeshjes me Flamurtarin

Oct 17, 2015 | 20:24
SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të takimit me Flamurtarin të zhvilluar në “Qemal Stafa”, presidenca e klubit bardheblu ka vendosur të shkëpusë kontratën me trajnerin Shkëlqim Muça. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit kryeqytetas në “Facebook”.

MucaNjoftimi i Tiranës

Ne perfundim te ndeshjes Tirana – Flamurtari, KF Tirana per shkak te rezultateve jo te mira ka mbyllur bashkepunimin me trajnerin Shkelqim Muca. Drejtuesit i kane komunikuar teknikut largimin dhe arsyet e kesaj ndarje.

Ne shtate javet e para te kampionatit, perkunder pritshmerive, skuadra nen drejtimin e Muces ka marre me pak se 40 perqind te pikeve, nje ecuri aspak pozitive.

Duke pare situaten e krijuar pas barazimit ne shtepi me Flamurtarin, drejtuesit e klubit kane zhvilluar nje mbledhje emergjente per te marre kete vendim. KF Tirana e falenderon trajnerin Muca per gjithcka ka dhene ne drejtim te skuadres dhe i uron suksese ne karrieren e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura