Probleme shëndetësore për tifozët, ndërpritet dy herë ndeshja e parë e Djokovic në Wimbledon

Jun 27, 2022 | 16:50
SHPËRNDAJE

Ndeshja e parë e Wimbledon për kampionin në fuqi të këtij turneu, Novak Djokovic, përballë koreano-jugorit Kuon-Son Uo, është ndërprerë dy herë për shkak se dy tifozë kanë pasur disa probleme shëndetësore.

xhokovic

Stafi mjekësor ka shkuar dy herë në shkallët e stadiumit për t’i dhënë ndihmën e parë tifozëve dhe më pas u transportuan për në spital, gjendja e të cilëve ende nuk dihet.

Tenisti serb ishte duke humbur setin e parë kur ndodhën ngjarjet, ndërsa tani 35-vjeçari ka kthyer çdo gjë në favorin e tij, duke udhëhequr 2-1 me sete.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura