Probleme me reshjet në Kukës, dëbora arrin në 50 cm. Bllokohet grupi i punës së OSHEE në “Përroin e Fletit”

Mar 5, 2015 | 17:44
SHPËRNDAJE

Një grup pune i OSHEE-së që po udhëtonte drejt zonave ku ka dëmtime të rrjetit elektrik janë bllokuar në aksin nacional që lidh Qafë-Malin me Bajram Currin. Për shkak të reshjeve intensive të dëborës, mjeti i tyre u bllokua në zonën e njohur si “Përroi i Fletit”.

Debora, foto ilustruese

Korespondentët e Panorama raportojne se reshjet e dendura të dëborës, të cilat nisën mëngjesin e sotëm, po vazhdojne me intensitet.

Debora duket se ka krijuar probleme të vogla në zonat e thella, ku duhet që të përdoren zinxhirët nga drejtuesit e automjeteve, për të evituar kështu rrëshqitjen nga rruga pasi trahësia e borës arrin deri në 50 centimetra.

Prefekti i Kukësit, Safet Gjici ka mbledhur Shtabin e Emergjencave Civile, ku iu ka kërkuar anëtarëve të hapin cdo rrugë që mund të bllokohet, apo edhe rikthyer energjinë në zonat që nuk ka.

Në autostradën Kalimash-Kukës, janë shënuar disa përplasje automjetesh për shkak të trashësisë së dëborës, ku kamionët e tonazhit të rëndë, që nuk kanë qenë të pajisur me mjete dimërore nuk janë lejuar që të qarkullojnë në autostradë, pasi këto të fundit mund të bllokojnë qarkullimin e automjeteve të tjera.

Reshjet e dëborës deri tani, në zonat fushore kanë arritur deri në 15 centimetra, ndërkohë që në zonat e thella malore deri në 50 centimetra.

Meteorologët parashikojnë që reshjet e borës të zgjasin edhe gjatë ditës së nesërme. Shtabi i Emergjencave Civile është në kontakt të vazhdueshëm, për të ndjekur cdo situatë dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve në cdo rast.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura