Probleme me frymëmarrjen, Bruno Telushi përfundon në spital

Mar 18, 2019 | 16:59
SHPËRNDAJE

Partizani fitoi pastër ndaj Teutës, por trajneri Gega ka pasur probleme në bërjen e formacionit. Rubin Hebaj pësoi një tërheqje dy ditë para ndeshjes, e njëjta gjë ndodhi edhe me Jurgen Bardhin pak orë para sfidës me Teutën.

Partizani

Por sikur të mos mjaftonin këta dy, dje të kuqtë kanë marrë një tjetër goditje duke e rritur alarmin e dëmtimeve te Partizani. Bruno Telushi shfaqi probleme në fund të pjesës së parë, pasi ka pasur probleme në frymëmarrje nga një goditje që mori. Pas largimit nga stadiumi, lojtari ka përfunduar në spital për të kryer ekzaminimet e hollësishme mjekësore.

Telushi555

Pas ekzaminimit, ka dalë se Telushi ka ajër në mushkëri, që ka ardhur nga goditjet që ka marrë gjatë ndeshjes. Vlonjati e ka kaluar natën në spital, por shpresohet që sot të dalë dhe në nisë fazën rikuperuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura