“Probleme kam vetëm me…”- Zbardhet dëshmia e Noizyt pasi i shpërthyen lokalin. Çfarë deklaroi ai para policisë

Jun 8, 2022 | 8:19
SHPËRNDAJE

Reperit të njohur Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy në orët e para të mëngjesit të sotëm iu vendos tritol në ambientet e lokalit të tij në Durrës.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 4.24 minuta në një butik të marrë me qira që rezulton në emër të babait të Noizyt.

Sipas News24 në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr dy dite me parë, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka  shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

SI KA NDODHUR SHERRI ME CLLEVIO

Cllevio, shoku i reperit tjetër Stresi, ka mbërritur në zonë së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Por Rigels Rajku e ndjek pas dhe nis ta godasë edhe tek dera e makinës, përpara se Kleviol Ahmeti të “arratiset”.

Ndërkohë në rrugë ndodhet edhe një mik i Cllevio, i cili po ashtu dhunohet nga reperi dhe miqtë e tij.

Në video shihet momente kur Noizy e godet me grushte, megjithatë pas disa sekondash e lë të lirë. Po ashtu edhe miku i Cllevio, pasi shpëton nga duart e reperit largohet me makinë.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura