Problem rroga, ja shifra në kontratë që ndan Mavrajn nga grekët e Aris-it

Aug 24, 2018 | 10:15
SHPËRNDAJE

Me merkaton e verës drejt mbylljes, tashmë mundësitë për të gjetur një klub janë tejet të limituara. Gjithsesi, Mërgim Mavraj e ka një mundësi në tryezë, dhe gjendet në bisedime intensive me Aris-in e Selanikut.

mavraj

Siç raporton Telesport, bëhet me dije se klubi grek i ka ofruar një kontratë me rrogën 200 mijë euro, mbrojtësit shqiptar, plus edhe bonuset. Ndërkohë, nga ana tjetër, Mavraj kërkon 300 mijë euro. Bisedimet po vazhdojnë ende, dhe ditën e sotme ndoshta mund të gjendet edhe një zgjidhje për këtë ngërç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura