Pro apo kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës? Rama tregon bisedat me Thaçin e Vuçiçin

Sep 13, 2018 | 21:24
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Open” të Eni Vasilit, i ftuari i parë ishte Edi Rama.

Gjatë intervistës, lidhur me debatin e fortë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Rama është shprehur se nuk ka sesi të ketë një qëndrim, sa kohë ai e quan se kjo është vetëm një ide.

I pyetur nëse ka folur me Presidentin Hashim Thaçi dhe me Aleksandër Vuçiç, ai është shprehur se ka folur me shumë figura politike që janë pjesë vendimmarrëse për këtë çështje, por pa specifikuar se çfarë është vënë në qendër të bisedës.

Pjesë nga intervista:

A jeni pro apo kundër ndryshimit të kufijve?

Çfarë do të thotë të jesh pro? Apo kundër? Do të thotë të jesh pro ose kundër të një ideje që është shumë pak… mund të jetë një ide për të nisur një debat, por kjo nuk është një arsye për t’u ndarë.

Mendoj se në këtë proces të gjithë ata që kanë eksperiencë, dije apo ide, duhet të kontribuojnë.

Këto që po dëgjojmë nuk janë kontribute por një kakofoni. Kam folur me një pjesë të madhe me politikanet e Kosovës, por edhe më të tjetër që janë pjesë e kësaj bote vendimmarrëse, qofshin partnerë amerikane, etj., dhe unë kam ndjesinë që ne jemi para një shansi historik dhe të kuptojmë sesi duhet të qasemi.

A keni folur me Vuçiçin?

Reduktim i i debatit në këtë pikë është banalitet. Ne si shqiptarë duket të kemi një qasje politike. Dialogu në vetvete me Serbinë është një copë e madhe politike që ne duhet të jemi në gjendje ta përtypim me unitet dhe dinjitet

 

edi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura