Pr/ligji për emigrantët/ PDIU: Sanksionet për ata që nuk regjistrohen, të panevojshme

Feb 12, 2016 | 14:22
SHPËRNDAJE

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur projektligjin e qeverisë për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë në emigracion. Në të njëjtën kohë, PDIU vëren se ai ka nevojë për t’u pasuruar me të drejta të posaçme për emigrantët.

“Mirëpo, çdo lloj sanksioni kundër emigrantëve që nuk do të deklarojnë vendin ku banojnë është i panevojshëm dhe i padëshirueshëm. Shteti shqiptar nuk mund të pezullojë shërbimet ndaj emigrantëve, pasi detyra e tij është t’u vijë në ndihmë dhe jo t’u vështirësojë jetën”,- thuhet në deklaratën e PDIU-së.
PDIU, logo
PDIU, logo
Për këtë arsye, sipas tyre, pezullimi i shërbimeve nga ambasadat dhe konsullatat shqiptare “nuk është në përputhje me frymën që duhet të përçojmë”.
PDIU ka propozuar që në ndryshimet e pritshme kushtetuese, diaspora shqiptare të përfaqësohet në Kuvend me deputetë të zgjedhur nga zona të posaçme zgjedhore.
PDIU fton qeverinë shqiptare të ngrejë një tryezë të posaçme për hartimin e paketës së plotë ligjore, nxit politikën shqiptare të pranojë propozimin për krijimin e zonave të posaçme zgjedhore në diasporë dhe i bën thirrje Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit që të përmirësojnë projektligjin e propozuar, në drejtim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore”,- thuhet në deklaratë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura