Prizreni dhe Ohri në mesin e 8 qyteteve më të mira të Ballkanit

Apr 20, 2018 | 23:37
SHPËRNDAJE

Prizreni, së bashku me Beratin, Mostarin, Ohrin, Rovinjin, Piranin, Novi Sadin e Budvën, u rangua në top listën e qyteteve të Ballkanit që duhen vizituar, e që rekomandohen nga “The Culture Trip”.

Prizreni është qytet në pjesën jug-perëndimore të Kosovë si dhe i dyti në Kosovë për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës.

“Kosova është një nga vendet më pak të vizituara në Ballkan, por megjithatë mburret me vendet e ruajtura natyrore dhe fortesat me panorama të mrekullueshme si ajo në qytetin e Prizrenit. Pasi kalon eshtrat e shtrirë të Kalasë, zbret në qytetin ku mund të eksplorosh kuzhinën lokale ose thjesht të pish kafe për orë të tëra dhe shikosh nga lumi që kalon në qendër të qytetit”, shkruan revista “The Culture Trip”./Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura