Privatizimi i kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje Genc Rulin! Ish-ministri: Kam zbatuar të gjitha procedurat ligjore

Sep 28, 2022 | 8:00
SHPËRNDAJE

Genc Ruli është ish-ministri që u mor dje në pyetje për afro një orë nga SPAK për çështjen “Partizani”. Ish-ministri i Ekonomisë dha dje dëshminë e tij përgjatë 60 minutave para prokurorëve të posaçëm lidhur me privatizimin e kompleksit ‘Partizani’. Genc Ruli dha shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimin.

Screenshot_7-15-1068x581

Ky kallëzim është bërë nga PS dhe kreu i Grupit Parlamentar Socialist, i cili iu drejtua SPAK duke thënë se ka shkelje të rënda në lidhje me këtë privatizim. Ruli mësohet t’u jetë përgjigjur të gjitha pyetjeve, teksa mësohet se ishministri ka pretenduar se ka zbatuar të gjitha procedurat e posaçme lidhur me privatizimin, ndërsa refuzoi që të flasë për mediat. Nën cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, pasi ka qenë ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për rreth 1 orë, Genc Ruli është përgjigjur për mënyrën e privatizimit të këtij kompleksi dhe për procedurat, të cilat janë ndjekur për rastin. Në ditët në vijim, pritet të thërritet në SPAK edhe Sali Berisha.

Hetimet për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’, dërguan dy ditë më parë edhe ish-gjeneralin Vladimir Qirjazi. Qirjazi, i cili mbante postin e komandantit të Komandës Mbështetëse në kohë kur u privatizua kompleksi ‘Partizani’, refuzoi të nënshkruajë kontratën e shitjes, të cilën ai e konsideroi të paligjshme. Gjatë javës së kaluar u pyetën edhe dy ishministrat e Mbrojtjes së qeverisë Berisha, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa.

Ndërkohë që SPAK nuk ka konfirmuar ende se kur do t’i pyesë të kallëzuarit Sali Berisha ish-Kryeministër, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe Arben Imami ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshin. Në krye të dy viteve nga denoncimi i socialistit Taulant Balla, SPAK ka kohë deri në nëntor të këtij viti për t’u shprehur për dosjen e regjistruar për shpërdorim detyre. Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, dikur pronë e Ministrisë së Mbrojtjes që më pas u shndërrua në kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura