Pritjet spektakolare ndaj Sasuolos, Berisha zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Serinë A

Sep 13, 2017 | 16:39
SHPËRNDAJE

Me pritjet spektakolare ndaj Sasuolos në fundin e ndeshjes, Etrit Berisha, jo vetëm që i dha fitoren Atalantës, por siguroi një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin italian.

berisha

Gardiani kuqezi është zgjedhur në 11-shen më të mirë duke thyer edhe portierët më të famshëm të kampionatit si Shezni, Handanoviç, Donaruma apo Reina. Sipas mediave italiane, ai ishte më shumë vendimtar edhe sesa Strakosha, i cili bëri pritje të mira ndaj Milanit, por nuk kishte aq shumë punë sa Berisha.

Formacioni

Në formacionin 3-4-3, përpara Berishës qëndrojnë Shkrinjar, Astori dhe Benatia, ndërsa mesfusha përbëhet nga Alberto, Veretut, Barela dhe Verdi. Në sulm qëndrojnë Dibala, Kajehon dhe Imobile.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura