Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, ja si duket Zaimina në muajin e 9 të shtatzënisë

Jan 22, 2018 | 15:40
SHPËRNDAJE

Që ditën që u bë publik lajmi se Zaimina Vasjari është në pritje të ëmbël, ajo ka qenë çdo ditë në vëmendjen e mediave rozë, si pasojë e fotografive që vetë këngëtarja publikonte.

Këngëtarja ka treguar barkun e rrumbullakosur apo ndryshimet që ka pësuar gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë pritjes së ëmbël po i vjen fundi, pasi Zaimina është në muajin e 9 të shtatzënisë dhe këtë muaj do të sjellë në jetë një vajzë.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar për ndjekësit e saj në “Instagram” një foto ku shihet në kuzhinë. Këngëtarja ka veshur një palë xhinse dhe një kanotiere të cilën e ka ngritur për të treguar barkun. “E hënë”, vetëm kaq shkruan Zaimina përkrah fotos.

Ndërsa kujtojmë se në festën babyshower të organizuar pak kohë më parë, këngëtarja zbuloi edhe emrin e vajzës, Khloe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura